Home Shëndeti Mënyrat natyrale për të shpëtuar prej problemit të tretjes

Mënyrat natyrale për të shpëtuar prej problemit të tretjes

Problemet e tretjes shkaktojnë fryrje të barkut dhe shpesh edhe dhimbje. Ndër mënyrat natyrale për të shpëtuar prej tyre është që të përdorni kos, para, gjatë dhe pas vaktit ushqimor. Do të bënit mirë të eliminonit ushqimet e skuqura, me yndyrë, me erëza dhe alkoolin.

Në disa raste pak lëng limoni ose uthull molle shikohet si zgjidhje, por kjo nuk funksionon njëlloj në të gjithë rastet.

Një zgjidhje shumë e mirë për tretjen dhe fryrjen e stomakut është edhe pirja e një gote uji me pak sodë. Në rastet kur problemet e tretjes shoqërohen me refluks, një zgjidhje e mirë është ngrënia e disa kokrrave bajameve. Edhe mollët janë të mira për reduktimin e aciditetit të stomakut.

Lëngu i portokallit të kuq është shumë i mirë për të zbehur fryrjen e stomakut si dhe për të favorizuar tretjen. Çajrat kanë gjithashtu efekt qetësues, ndaj përdoreni me mente, borzilok, finok, mëllagë etj.

Loading...