Home Shëndeti Bukën e bardhë apo të zezë? Ja kush është më e shëndetshme...

Bukën e bardhë apo të zezë? Ja kush është më e shëndetshme sipas ekspertëve

Duke u bazuar në një studim të ekspertëve të Britanisë së Madhe, buka e bardhë është një burim i rëndësishëm i ushqimit dhe paralajmërimet për rrezik nga buka e bardhë nuk janë të vërteta.

Një hulumtim i ri i bërë nga shkencëtarja e ushqimit Dr.Aine O’Connor, duke u bazuar në Fondacionin e Ushqimit Britanik në Londër, zbuloi se mendimi se buka e bardhë është e rrezikshme ka qenë një gënjeshtër e bërë nga ushqimorët dhe shkencëtarët e shëndetit në televizione të ndryshme.

“Profesionistët e shëndetit duhet t’i largojnë mendimet e tyre për bukën e bardhë. Buka është një burim i rëndësishëm i ushqimit”, tha ajo.

“Duke mos konsumuar bukë të bardhë nga mendimi se nuk është e mirë, njerëzit po humbasin shumë vitamina vitale, si dhe minerale”, bënë të ditur hulumtuesit./CityNews

Loading...