Home Bota DETAJET E HORRORIT NË KONSULLATËN SAUDITE: Vrasja e Jamal Khashoggi-t zgjati shtatë...

DETAJET E HORRORIT NË KONSULLATËN SAUDITE: Vrasja e Jamal Khashoggi-t zgjati shtatë minuta…

The Middle East Eye publikon detajet e para të kasetës audio të marrë nga hetuesit turq që po hetojnë se çfarë ndodhi me gazetarin saudit

U deshën shtatë minuta që Jamal Khashoggi të vdiste, thotë për The Middle East Eye një burim turk i cili ka dëgjuar plotësisht një incizim audio të çasteve të fundit të gazetarit saudit, transmeton flurudha.com.

Khashoggi u zhvendos nga zyra e konsullit të përgjithshëm në konsullatën saudite në Stamboll drejt studios së punës, tha burimi turk.

Janë dëgjuar tmerre nga një dëshmitar në katin e poshtëm, tha burimi.

“Konsulli vetë doli nga zyra. Nuk kishte asnjë përpjekje për ta marrë në pyetje atë, Ata kishin ardhur për ta vrarë”, tha burimi për MEE.

Ulërimat ndaluan kur Khashoggit – i cili u pa për herë të fundit të hynte në konsullatën saudite më 2 tetor – iu injektua një substancë që ende nuk dihet se çka ishte.

Salah Muhammad al-Tubaigy, i cili është identifikuar si kreu i provave të forenzikës në departamentin e sigurimit të përgjithshëm saudit, ishte njëri nga skuadra prej 15 anëtarësh që arriti në Stamboll më herët atë ditë me një avion privat.

Tubaigj filloi të copëtojë trupin e Khashoggit sipër tryezës së punës kur ai ishte ende gjallë, tha burimi turk.

Vrasja zgjati shtatë minuta, tha burimi.

Ndërsa filloi të zbërthente trupin, Tubaigy vuri kufjet për të dëgjuar muzikë. Ai këshilloi edhe anëtarët e tjerë të skuadrës të bëjnë të njëjtën gjë.

“Kur e bëj këtë punë, dëgjoj muzikë. Edhe ju duhet ta bëni këtë , ” u regjistrua duke thënë këtë Tubaigh, tha burimi për MEE, transmeton flurudha.com

Një version tre-minutësh i kasetës audio i është dhënë edhe gazetës turke Sabah, por ata ende nuk e kanë publikuar.
Një burim turk i tha New York Times se Tubaigy ishte i pajisur me një sharrë për prerjen e kockave. Ai njihet si kryetar i Shoqatës Saudite të Patologjisë Ligjore dhe një anëtar i Shoqatës Saudite për Patologji Forenzike.

Në vitin 2014, gazeta saudite me seli në Londër Asharaq al-Aësat intervistoi Tubaigy për një klinikë të lëvizshme që u lejonte gjykatësve të kryenin autopsitë në shtatë minuta për të përcaktuar shkakun e vdekjes së pelegrinëve të haxhit.
Gazeta raportoi se klinika mobile u përgatit pjesërisht nga Tubaigy dhe mund të përdoret në “raste të sigurisë që kërkojnë ndërhyrje patologjike për të kryer një autopsi ose për të ekzaminuar një trup në vendin e krimit”.

Këto janë detajet e para që dalin nga vrasja e gazetarit saudit. Khashoggi për herë të fundit u pa më 2 tetor duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë një dokument divorci.

Deri më sot, zyrtarët saudit kanë mohuar fuqishëm çdo përfshirje në zhdukjen e tij dhe thonë se ai u largua nga konsullata menjëherë pas mbërritjes. Megjithatë, ata nuk kanë paraqitur ndonjë dëshmi për të vërtetuar pretendimin e tyre dhe thonë se kamerat e sigurisë në konsullatë nuk kishin regjistruar në atë kohë./flurudha.com.

Loading...