Home Bota Doni të studioni në SHBA, ambasada amerikane: Aplikoni për YES

Doni të studioni në SHBA, ambasada amerikane: Aplikoni për YES

Programi YES është një prej mënyrave për të vijuar shkollën për një vit në SHBA, i financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, duke jetuar në një familje amerikane.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada e SHBA fton të gjimnazistët shqiptarë që të aplikojnë e të fitojnë mundësinë për të vijuar shkollën për një vit në SHBA, përmes programit të saj të Shkëmbimit të Studimeve dhe të Rinjve, transmeton “TCH”, përcjell albinfo.ch.

Programi “Youth Exchange and Study (YES)” është një bursë e plotë, e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Aplikantët duhet:

Të jenë të lindur mes periudhës 1 janar 2002 dhe 15 korrik 2004.

Të jenë nga klasa 10 ose 11 e shkollës së mesme

Të jenë të regjistruar në shkollë të mesme në kohën e aplikimit

Të jenë nxënës me notën mesatare mirë ose shumë mirë

Të mos e kenë përfunduar shkollën e mesme para datës së nisjes së programit

Të kenë mësuar gjuhën angleze dhe të demonstrojnë aftësitë në gjuhën angleze në kohën e regjistrimit për konkurs.

Të përmbushin kriteret për marrjen e vizës amerikane.

Të jenë në gjendje të pajisen me një pasaportë ndërkombëtare në vendin ku ata aplikojnë për programin

Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të regjistruar në një shkollë të mesme në vjeshtën e vitit 2018 dhe të jenë të lindur mes 15 shkurtit 2001 dhe 15 korrikut 2004.

Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B

Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën [email protected]

Loading...
Previous articleBritania paralajmëron Rusinë: Do ta paguajë shtrenjtë
Next articleTë vdekurit dhe votuesit fiktivë e fundosën Maqedoninë