Home Ballkani KSHZ: Gjithsej kanë votuar 666.743 qytetarë ose 36.91 për qind (Video)

KSHZ: Gjithsej kanë votuar 666.743 qytetarë ose 36.91 për qind (Video)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në konferencë për shtyp pas përpunimit të 100 për qind të votave, njoftoi se në referendumin e djeshëm kanë votuar gjithsej 666.743 qytetarë ose 36.91 për qind nga 1.806.336 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?”, 91.46% ose 609.813 qytetarë kanë votuar “për”, ndërsa “kundër” janë deklaruar 5.65% ose 37.700 qytetarë. Fletëvotime të pavlefshme kanë qenë 19.221, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski, tha se në pajtim në rezultatet e konfirmuara, vendimi nuk është miratuar pasi nuk kanë votuar shumica e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Raporti i KSHZ-së do të publikohet në Gazetën Zyrtare në afat prej 15 ditëve, ndërsa do të dorëzohet në Kuvend dhe publikohet në web-faqen e Komisionit./Telegrafi/

Loading...