Home Bota Shemben shkallët në metronë e Romës, plagosen tifozët rus (Video)

Shemben shkallët në metronë e Romës, plagosen tifozët rus (Video)

Panik para ndeshjes së Champions League mes Romës dhe Cska-së së Moskës. Në stacionin “Repubblica” në metronë A në kryeqytetin italian, një shkallë lëvizëse ka rënë duke zënë një grup tifozësh rusë që kishin ardhur nga Moska për ndeshjen e sotme.
Me sa duket, struktura ka rënë mbi tifozët e klubit moskovit, të cilët ishin duke u përgatitur për të shkuar në stadiumin “Olimpiko”. Sipas policisë italiane, mbi dhjetë tifozë kanë pësuar lëndime në pjesën e këmbëve. Ndërkohë që stacioni është mbyllur përkohësisht njofton policia.

Të paktën deri tani raportohet për 20 persona të plagosur, njëri nga të cilët është dërguar me urgjencë në spital, pasi dyshohet se i është këputur një nga këmbët. Për 19 të tjerët, thuajse të gjithë rusë, 8 ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Loading...
Previous articleBayern “pushton” Athinën në 2 minuta, Valencia ndalet në Zvicër
Next articleWhatsApp do fshehë bisedat sekrete dhe ato të punës