Home Bota Shikimi i vdekjes/ Djali i Kashogit takohet me princin saudit në Riad...

Shikimi i vdekjes/ Djali i Kashogit takohet me princin saudit në Riad (VIDEO)

Ky është momenti kur djali i gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi shikoi në sy princin saudit të faksuar për vdekjen e tij.

Salah bin Jamal Khashoggi është fotografuar duke shtrënguar dorën e princit Mohammed bin Salman, trashëgimtarit të fronit të Arabisë Saudite në Riad, në një takim ku ishte prezent dhe Mbreti Salman.

Princi i kurorës, që është dhe udhëheqësi de facto i mbretërisë, akuzohet nga të gjitha palët se ka kryer vrasjen me ekzekutorë të shërbimeve saudite të inteligjencës.

Zhvillimi vjen në një kohë me lajmet e gjetjes së pjesëve trupore dhe të një fytyre në kopshtin e shtëpisë së konsullit saudit në Stamboll. Nuk është ende e qartë se sa pjesë trupore janë gjetur.

Loading...
Previous articleTrondit ish-kongresmeni: SHBA ka armë për të shkatërruar botën 10 herë
Next article“Gishtat, trofe për princin”, gjenden pjesë të trupit të gazetarit saudit