Ka përfunduar dueli mes Khabib dhe McGregor.Khabib Nurmagomedov ka mbrojtur titullin e tij të UFC kundër Conor McGregor në T-Mobile Arena në Las Vegas, shkruan GazetaBlic.Nurmagomedov fitoi në raundin e katërt, pasi Gregor u dorëzua pas shumë goditjeve dhe një kapje fatale.
Sportisti rus shkon në 27 ndeshje pa humbje, kurse për Gregor është humbja e tij e katërt.Pas përfundimit të duelit kishte zënka të mëdha në mes të dy ekipeve.Khabib nuk u durua dhe goditi ekipin e McGregor me pajisje sportive dhe më pas kaloi ringun dhe u konfrontua fizikisht me ta.
Rrahja ndodhi mes dy ekipeve për afro 2 minuta, derisa erdhi edhe intervenimi i forcave të sigurisë.
https://youtu.be/WbSzFmfogmk
Loading...