Home Ballkani Vanhaute: Mos humbni kohë dhe para në zgjedhje të reja, zgjidhni problemet

Vanhaute: Mos humbni kohë dhe para në zgjedhje të reja, zgjidhni problemet

Ish ndërmjetësuesi i BE-së në negociatat për Marrëveshjen e Përzhinës Piter Vanhaute mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk ka uruar shumicën e qytetarëve që përkrahi Marrëveshjen e Prespës për referendumin.

Ai ka ftuar Qeverinë të mos jep dorëheqje, por të vazhdojë me punë dhe zgjidhjen e problemeve të vendit, pasi siç shkruan ajo është, “detyrë e tyre e mallkuar”.

“Mos shpenzoni kohë dhe para në zgjedhje të parakohshme, por angazhohuni në zgjidhjen e problemeve të shumta në vendin tuaj. Punoni që ta përmirësoni ekonominë, sundimin e së drejtës, sistemin shëndetësor, arsimin dhe mos harroni një betejë e humbur nuk do të thotë se gjithçka është humbur. Po, zgjidhje e pranueshme me Greqinë është e mundur në bazë të kompromisit të arritur me Greqinë dhe kjo është ende brenda mundësive, edhe pse ndoshta do të duhet të shqyrtohet procesi dhe si të finalizohet pa anulime. Përpara!”, ka shkruar Vanhaute në Fesjbuk.

Loading...