Home Bota Droga, bilanc lufte në SHBA: 200 vdekje në ditë

Droga, bilanc lufte në SHBA: 200 vdekje në ditë

Rreth 200 njerëz vdesin çdo ditë nga mbidoza e drogës në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti nga DEA.

Të dhënat paraprake tregojnë se mbi 72,000 vetë vdiqën nga mbidoza e opiumit në 2017, raporton AP.

Raporti thotë se zyrtarët federalë vunë në dukje praninë e lartë të metamfetaminës dhe kokainës në vendet ku nuk ishin përdorur më parë.

DEA është gjithashtu e shqetësuar se njerëzit po e keqpërdorin legalizimin e marihuanës dhe e kanë trafikar atë në zona ku nuk është legalizuar.

Në jug të Shteteve të Bashkuara, vdekjet e shkaktuara nga mbidoza e heroinës u rritën me 22 për qind gjatë 2015 dhe 2016, ndërsa shkalla e rritjes në verilindje të Shteteve të Bashkuara është 25 për qind.

Disa drogëra sintetike të ardhura nga Kina, e të cilat janë më të lira dhe shumë më të forta se heroina, janë shqetësimet kryesore të agjentëve federalë.

Loading...