Home Lajmet kryesore Berisha: Shpirti i Zarife Hasanaj të gjejë paqen! Përulem para sakrificës së...

Berisha: Shpirti i Zarife Hasanaj të gjejë paqen! Përulem para sakrificës së saj

Përmes një postimi në Facebook, edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ushtarakes, Zarife Hasanaj në Letoni.

Berisha shkruan se ndihet mirënjohës ndaj sakrificës së thellë të të ndjerës e cila dha jetën në përmbushje të detyrës, ndërsa iu uron nga zemra shërim të plotë dhe dy ushtarakëve të tjerë që mbeten të plagosur.

POSTIMI I PLOTË

Mesazh ngueshllimi!

Miq, ushtarakja Zarife Hasani dha jeten ne permbushje te detyres saj ne nje vend aleat te Natos neLetoni.

Me kete rast, duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para sakrifices sublime ne krye te detyres te Zarifes shpreh ngushellimet me te ndjera familjes, te afermve, miqve te saj dhe lutem zotit qe te gjejne force per te perballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i bijes se tyre te dashur te gjeje paqen e merituar!

Gjithashtu ju uroj nga zemra sherim te plote dhe te shpejte dy ushtarakeve tane qe mbeten ne kete rast te plagosur! Sb.

Loading...