Home Aktualitet “Bombahedhësi” El Cheka është nga Tuhina e Kërçovës

“Bombahedhësi” El Cheka është nga Tuhina e Kërçovës

Kërçovari A.Sh., 28 vjeç, i lindur në Tuhinë i Kërçovës, fshat rrëzë malit Uji i Mirë, është “bombahedhësi” El Cheka, i cili ka disa ditë që në rrjetin social Facebook publikon përgjimet ilegale të bisedave mes funksionarëve të lartë të BDI-së, shkruan Plusinfo, transmeton flurudha.com.

Ai në një intervistë për mediat shqiptare deklaroi se posedon rreth 6000 përgjime, kurse vetëm sot publikoi dhjetë “bomba”. El Cheka thotë se do vazhdojë të publikojë biseda të krerëve të partisë së Ahmetit deri sa të gjithë kriminelët e BDI-së nuk përfundojnë në burg, ose në të kundërtën do të bjer qeveria e Zaevit.

El Cheka kërcënon se do të vazhdojë me publikimin e “bombave më të forta”, për të cilat thotë se i ka marrë nga i ashtuquajturi Grupi i Kumanovës, kurse i publikon me kërkesën që të ketë hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Lagjen e Trimave.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkeuar se pas publikimit të tyre, materialet që i posedon do t`ia dorëzojë CIA-s dhe Ambasadës amerikane në Shkup.

Loading...