Home Bota Frikë dhe panik/ Në 5 minuta bëhet nami, breshër dhe gurë nga...

Frikë dhe panik/ Në 5 minuta bëhet nami, breshër dhe gurë nga qielli (Video)

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Rumani. Reshje të mëdha breshëri dhe gurësh kanë përfshirë qytetin e Zalaut, duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Si pasojë e këtij moti, qyteti u përball edhe me vërshime, ndërsa copëzat e gurëve shkaktuan dëme në xhamat e dhjetëra makinave.

Sipas mediave rumune, madhësia e breshrit ishte sa një kokërr vezë. Përveç qytetit Zalau, nga moti i keq janë përfshirë edhe qytetet e tjera si Bihor, Arad dhe Timis dhe Salaj. Kjo stuhi zgjati për pesë minuta, duke krijuar frikë dhe panik te njerëzit.

Loading...
Previous articleBashkim të Shqipërisë me Kosovën? Çfarë thotë Ilir Meta për idenë e re të Hashim Thaçit
Next articleBrexit, Juncker shuan shpresat: Nuk do të ketë rinegocim të marrëveshjes