Veriu sërish u kthye në qendër të vëmendjes. Atje sot u zhvillua një pjesë e madhe e operacionit që kishte qëllim luftimin e kontrabandës në pjesë të ndryshme të vendit.
E pa tensione nuk kaloi as kësaj radhe, njofton Klan Kosova.
Gazetari Besnik Tahiri e kameramani Arben Kajtazi, e përcollën operacionin që nga fillimi e deri në mbarimin e tij rreth orës 12:00.
Përfundon aksioni policor në Veri të Mitrovicës
PËRFUNDON AKSIONI POLICOR NË VERI TË MITROVICËSKa përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës me ç’rast janë arrestuar 19 policë dhe 9 qytetarë.Njësitet e policisë tashmë janë duke u tërhequr nga vendi i ngjarjes, shkruan Gazeta Insajderi.Përveç të arrestuarve si pasojë e këtij aksioni katër policë janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa një serb dhe një rus po ashtu të arrestuar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.Në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm është edhe Komandanti i Stacionit të Policisë në Zubin Potok. /Insajderi.com
Posted by Kronika e zezë on Tuesday, 28 May 2019