Home Ballkani Kosova Intervista e plotë me Shefqet Kabashin që theu të gjitha rekordet e...

Intervista e plotë me Shefqet Kabashin që theu të gjitha rekordet e shikueshmërisë (VIDEO)

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Pressing në T7, ka folur Shefqet Kabashi, ish-luftëtar i UÇK’së, ish-i burgosur në Dubravë dhe i ftuar në Hagë për të dëshmuar në gjykimin e Ramush Haradinajt. Videoja “livestream” në faqen zyrtare të Gazetës Express po shikohej nga 12,400 njerëz, ndërsa për shkaqe të panjohura, transmetimi është ndalur në Facebook. Më poshtë gjeni përmbledhjen e intervistës dhe videon e plotë, që është transmetuar në T7.

Kabashi, që ishte bërë i njohur për një deklaratë në Hagë, u rikthye në qendër të vëmendjes me një incident që e shkaktoi ai në 20-vjetorin e Masakrës së Dubravës, ku po merrnin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë, mes tyre edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në Pressing, Kabashi ka treguar se pse e ofendoi Hajredin Kuqin, dhe pse i tha këshilltarit të Veselit, Njazi Kryeziut, se ‘ia ka marrë bukën e gojës”.

Ai ka rrëfyer se cfarë i kishte bërë Kryeziu në burgun e Nishit, që 20 vjet pas lufte ishte i frustruar me të.

“Një i burgosur boshnjak e ka nda bukën me Njazinë. Unë kurrë nuk jam ngi bukë. Na ka dhanë vec sa me majtë shpirtin. Njazia e ka shpërndarë bukën, ky na e ka mshel derën. Ka zgjedh njerëzit e tij dhe e ka hongër krejt bukën me ta”, ka thënë Kabashi.

Ai ka thënë se ka qenë pjesë e luftës në shtabin e Jabllanicës dhe ka treguar për herë të parë se komandanti i tij, Alush Agushi, i njohur si komandant “Mala”, i ka dhënë urdhër për të vrarë dy persona, mes tyre edhe Rrok Berishën që shkruante për “Botën Sot”.

“Shkova në shtëpinë e Rrok Berishës atë ditë që mora urdhrin për ta vrarë. E pyeta cka ke kundër Shtabit të jabllanicës, më tha që nuk ka asgjë. Bile më tha se në shtëpinë e tij e ka mundësuar një takim të Ramush Haradinajt”, thotë ish-luftëtari i UCK’së, transmeton Gazeta Express.

Kabashi ka rrëfyer të plotë historinë e tij nga marrja e urdhrit për ta vrarë Berishën e deri te letra që ia ka shkruar Ramush Haradinajt për t’i treguar se është angazhuar për të vrarë dy njerëz në emër të UCK’së.

Ai ka treguar se për cfarë u ftua në Tribunalin e Hagës dhe cka dëshmoi ai në gjykimin e Haradinajt. Ushtari nga Dukagjini thotë se e ka shpëtuar kryeministrin e tanishëm nga burgu.

“Unë e kam pshtu Ramush Haradinajn prej burgut, pa marrë parasysh a e ka bo krimin a po jo. Une kam qenë protagonist kryesor në dobi të Ramushit sepse nuk kam dëshmu kundër tij në Hagë”, ka thënë Kabashi.

Ish-pjestari i UCK’së që tash nuk është në listën e veteranëve jeton në Neë York. Ai në Pressing ka treguar se si e nisi jetën në Amerikë dhe si iu mundësua shkuarja.

Ai po ashtu ka treguar se a ka marrë ndonjë kërcënim dhe a

Kush e thirri në telefon gjatë vitit 2015 dhe i tha nënës së tij se do t’ia vras djalin.

Intevista e plotë:

Loading...