Home Aktualitet Për 24 orë 84 aktakuza nëpër Kosovë për vepra penale

Për 24 orë 84 aktakuza nëpër Kosovë për vepra penale

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 84 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka ndaluar 12 persona të ndryshëm.

Po ashtu, prokurori i shtetit, ka bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për persona të ndryshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër 30 personave për vepër penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së, lidhur me veprat penale, “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e Ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, “Pengim i të Provuarit apo Procedurës zyrtare” nga neni 394 paragrafi 2, “Kontrabandë me Mallra” sipas nenit 317 të KPRK-së, “Tregti e ndaluar” sipas nenin 305, “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” sipas nenit 317 të KPRK-së dhe “dhënia e ryshfetit” nga neni 429 të KPRK-së.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 8 personave për vepër penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 , “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” nga neni 433.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe, ka ngritur ka ngritur 41 aktakuza, ndaj 47 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 12 (dymbëdhjetë) aktakuza, për 13 (trembëdhjetë) persona për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, një vetë-aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Manastericë – Komuna e Prizrenit, ndërmjet dy motoçiklistëve, me pasojë lëndime të rënda trupore.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 3 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Në Departamentin për Krime të Rënda në këtë rokurori, është ndaluar një i dyshuar, lidhur me falsifikimin e dokumentacioneve të veteranëve luftatarë të UÇK-së, të cilat i janë gjetur në shtëpinë e tij gjatë bastisjes në Gremnik të Klinës. I dyshuari Xh.M., me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Kurse, në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë 24 orëve janë ndaluar dy të dyshuar për veprat penale, përkatësisht “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje paleje”. Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.

Gjithashtu, në ketë prokurori, gjatë 24 orëve janë ngritur gjithsej 11 aktakuza, ndaj 11 të pandehurve. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturëve, për veprën penale “Lëndim i Rëndë”.

Në Prokurorinë Themelore në Gjilan –Departamenti i Përgjtihshëm, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 3 (tri) aktakuza, ndaj 6 (gjashtë) personave, për këto vepra penale: “Lëndim i lehtë trupor”, “Dhunë në familje”, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi pasurisë”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 2 aktakuza, kundër 2 personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj M.K., për veprat penale” dhuna në familje” dhe “ lëndim i lehtë trupor”. Ndërkaq, është ndaluar një person për 48 orë, për veprën penale” dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 KPRK. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve për një (1) person për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 i KPRK-së, si dhe, ka bërë një (1) kërsesë për sekuestrim. Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 14 aktakuza kundër 17 personave të ndryshëm për vepra penale të ndryshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Loading...