Home Lajmet kryesore Përcillet për në banesën e fundit nëntetarja, Rama: Familja do të vishte...

Përcillet për në banesën e fundit nëntetarja, Rama: Familja do të vishte me fustan të bardhë, të veshën me…

Pas rreth 2 orë homazhesh në Pallatin e Kongreseve ëshët përcjellë për në banesën e fundit nënrteatre Zarife Hasanaj e cila humbi jetën yrajikisht gjatë një misioni të NATO në Letoni. Miq, familjarë e kolegë nderuan 32 vjecaren të shpallur Dëshmor i Atdheut.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në homazhet për Zarife Hasanajn, shprehu dhimbjen për 32 vjecaren të cilën sic tha familja priste ta përcillte si nuse, por sot e pret në arkivol me flamurin kuqezi.

“Dëshmorja më e re e republikës. Familja priste t’a përcillte me fustan të bardhë dhe me dhëndrrin, por sot e përcjell të mbështjellë me flamurin kuqezi. Shpreh ngushëllimet më të thella si kryeministër, si prind, si vëlla. Për të gjithë të afërmit e vajzës, që tanimë i përket të gjithë atyre që ikën, nga kjo botë me gjakun dhe emrin shqiptar. Vajza e përcjellë me flamurin kuqezi, është simbol i përkushtimit për atdheun, që e kanë krijuar dhe krijojnë qënien e patjetërsueshme të FA,” – tha Rama.

Loading...