Home Lajmet kryesore Skandaloze/Një kryetar komune në Maqedoni ka punësuar 40 persona të cilët nuk...

Skandaloze/Një kryetar komune në Maqedoni ka punësuar 40 persona të cilët nuk kanë shkuar në punë

Kundër ish kryetarit të komunës së Çashkës, Goranço Panovski, është ngritur kallëzim penal për shkak se ka punësuar 40 persona për të cilët nuk ka ekzistuar nevoja, ndërsa të njëjtit as që janë paraqitur në punë.

Denoncimin e ka bërë SPB Veles për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve.

“Në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017, i denoncuar ka miratuar punësim të përkohshëm për 40 persona në komunën e Çashkës, edhe pse komuna nuk ka pasur nevojë për punësime. Më pas ata as që janë paraqitur në punë dhe nuk janë nënshkruar në listat evidentuese, ndërsa marrëveshjes janë vazhduar çdo muaj dhe kanë marrë kompensim nga komuna”, kanë bërë të ditur nga MPB.

Loading...