Home Aktualitet Spasovski: Ja indikacionet që kemi se përse ndodhi përleshja në “Lagjen e...

Spasovski: Ja indikacionet që kemi se përse ndodhi përleshja në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski sërish ka komentuar rastin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë të ndodhur katër vite me parë, me një përleshje mes policisë dhe një grupi të veteranëve të UÇK-së, të cilët ishin strehuar në këtë lagje shqiptare të Kumanovës.

Ministri Spasovski deklaroi për TV21 se ka indikacione se kjo ngjarje ndodhi për të parandaluar publikimin e materialeve të përgjimeve. “Një nga dilemat që parashtrohet është se a ishte një skenar që duhej dhe kishte detyrë që të parandalojë publikimin e bombave, për shkak se në shkurt të atij viti filloi publikimi i bombave, apo të vërtetës për Maqedoninë, ndërsa në maj ndodhën ngjarjet në Kumanovë”, theksoi Spasovski. (INA)

Loading...