Home Bota Studimi: Antibiotikë në lumenjtë e botës, 330 herë më shumë se kufiri...

Studimi: Antibiotikë në lumenjtë e botës, 330 herë më shumë se kufiri i lejuar

Ndotja e mjedisit nga antibiotikët po rritet nëpër lumenjtë e gjithë botës. Niveli i tyre në disa raste i kapërcen më se 300 herë kufijtë e lejuar.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit të Nju-Jorkut, që u paraqit në takimin e Shoqatës së Kimisë dhe Toksikologjisë Mjedisore në Helsinki.

Janë testuar lumenjtë e 72 vendeve në 6 kontinente dhe antibiotikët janë gjetur në 65% të territoreve të monitoruara, përfshirë lumenj si Mekongu o Tamigi. Lumenjtë janë analizuar për 14 antibiotikët kryesorë.

Lumi më i ndotur ndodhet në Bangladesh. Në të Metronidazolo, që përdoret kryesisht për disa infeksione bakterike të lëkurës dhe të gojës, ishte 300 herë mbi normën e lejuar.

“Kufijtë e sigurisë janë kapërcyer ka kohë në Azi e Afrikë, por edhe në Europë e Amerikë nivelet e ndotjes janë aq shqetësuese sa tashmë mund të quhet problem botëror”.

Antibiotiku mbizotërues është trimetroprimi (që përdoret për infeksionet urinare) dhe ishte i pranishëm në 307 vende nga 711 të testuara. Ciprofloxacina është iliaçi që i kalon më tepër nivelet e sigurisë, në 51 kampione.

Gjendja më e keqe është në Bangladesh, Kenya, Ghana, Pakistan dhe Nigeri, ndërkohë që në Europë vendi më i ndotur rezulton në Austri.

Në lumin Tamigi përqendrimi i antibiotikëve është 233 nanogramë për litër, kurse në Bangladesh është 170 herë më i lartë. Lumenjtë më të ndotur janë zakonisht afër impianteve që trajtojnë mbetjet ose në zona të tjera të pasigurta.

Rritja e bakterieve rezistente ndaj antibiotikëve është një problem madhor i shëndetit botëror dhe mund të shkaktojë vdekjen e 10 milionë njerëzve gjer në vitin 2050.(TemA TV)

Loading...
Previous articleJa pasojat e tërmetit të fuqishëm në Peru (Foto)
Next articlePROFIL: Jeta e më të kërkuarit të mafias italiane