Home Bota Teksas, presioni i madh i ujit shemb digën e liqenit (Video)

Teksas, presioni i madh i ujit shemb digën e liqenit (Video)

Kamerat e sigurisë të vendosura në afërsi të digës në liqenin Dunlap të Teksasit, kanë kapur çastin kur një pjesë e digës shembet nga presioni i madh i ujit.

Në pamje, duket sikur gjithçka shkon për mrekulli, kur papritmas, diga shpërthen dhe sasia e madhe e ujit e vijon “rrugëtimin”.

Banorët janë alarmuar nga lajmi, se mos ka pasoja të rënda. Autoritetet lokale amerikane u shprehën se për fat të mirë nuk ka pasoja që cenojnë jetën e qytetarëve.

Shikoni pamjet dhe do të habiteni kur të shikoni sesi një copë e madhe betoni bie sikur të ishte copë letre.

Loading...
Previous articleVIDEO/ Jonida Maliqi shkëlqen në Eurovizion, kalon në finale
Next articleKoncert në akull, të shpëtojmë Arktikun nga shkrirja (Video)