Home Aktualitet Zaev thotë se në qeveri do të ndryshohen më shumë se tre...

Zaev thotë se në qeveri do të ndryshohen më shumë se tre ministra për shkak të rezultateve të dobëta dhe arrogancës nga zyrtarët (Video)

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) me në krye me kryetarin Zoran Zaev kanë bërë ndryshimeve drastike në kryesinë dhe në anëtarësinë e ngushtë të partisë, duke ndryshuar kryetarët e degëve dhe nënkryetarët e partisë së bashku me sekretarin Aleksandar Kiracovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nënkryetarët e ndryshuar janë Petre Shilegov, Frosina Tashevska-Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muhamed Zekiri dhe Bllagoj Boçvarski.

Deri tani, ministri i Bujqësisë në Maqedoni, Aleksandar Nikollovski ka dhënë dorëheqje për të marrë pozitën e sekretarit në LSDM.

“Punojmë fuqishëm dhe sigurtë. Në periudhën e ardhshme vjen një periudhë ku ne si parti do të kërkojmë llogari nga të gjithë, nga çdo ministër dhe çdo deputet. Do të kërkojmë përgjegjësi dhe ju garantoj se me përgjegjësi do të punoj për të përmbushur fjalën e dhënë. Me gjithë këto hapa të guximshëm që i bën, ju garantoj se LSDM-ja do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Me planet e reja brenda partisë ju garantoj për punë më të ndritura për qytetarët” tha Aleksandar Nikollovski, sekretari i ri i partisë.

“Pasi të kemi bërë konsultime të reja brenda partisë, do t’i japim emrat dhe funksionet e LSDM-së në pushtetin qendror dhe lokal. Gjithkund ku nuk ka pasur rezultate, ne do të ndërhyjmë. Ndryshimet do të fillojnë nga udhëheqësia lokale dhe pastaj tek kryesia e lartë e partisë. Premtuam jetë për të gjithë dhe patjetër ta plotësojmë fjalën e dhënë. Do të ndryshohen mbi 3 ndryshime në qeveri. Me kohë do të japim edhe vendimet e ndryshimeve” tha kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev gjithashtu tha se nuk planifikon të jep dorëheqje dhe se pret përgjigje nga BDI-ja për ndryshimet e partisë më të madhe shqiptare në pushtet por edhe nga Alternativa dhe PDSH-ja. /Telegrafi/

Loading...