Policia turke në rajonin e Detit të Zi, në qytetin Bolu, sekuestroi substancën radioaktive kalifornium me vlerë 72 milionë dollarë, e cila përdoret për ar*më bërthamore dhe në termocentrale atomike, raporton Anadolu Agency.
Zyra e guvernatorit në Bolu është prononcuar përmes një deklarate në të cilën thuhet se Departamenti policor kundër trafikimit dhe kri*mit të organizuar ndërmori një operacion gjatë të cilit kanë ndjekur një automjet.
Pas ndalesës të automjetit të dyshuar dhe pas kontrollit të detajuar u gjetën 18,01 gram të substancës radioaktive kalifornium e cila përdoret për ar*më bërthamore dhe në termocentrale atomike.
Më tej thuhet se substanca e sekuestruar kalifornium kap vlerën rreth 72 milionë dollarë ndërsa sasia e konfiskuar e substancës në fjalë është dorëzuar në Agjencinë turke të energjisë atomike.
Lidhur me sekuestrimin e substancës janë arr*estuar të paktën 5 persona, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet.