Home Bota Frenuan koronavirusin, në Hong Kong fillon plazhi!

Frenuan koronavirusin, në Hong Kong fillon plazhi!

Fundjavën e Pashkëve, shumë banorë të Hong Kongut iu drejtuan plazheve, për një argëtim gjatë të cilit kanë ruajtur sidoqoftë distancën sociale.

Territori i lavdëruar gjerësisht për kontrollin e fortë që i bëri sëmundjes, ka parë javët e fundit të vijnë në rënie rastet e reja, dhe të djelën atje u raportuan vetëm 4 infektime, shifra më e ulët kjo që nga mesi i marsit.

Autoritetet i kanë paralajmëruar njerëzit të mos e ulin nivelin e kujdesit, sepse presin një tjetër valë infektimesh, teksa Kina kontinentale po heq izolimin mbi një seri qytetesh, por kjo nuk i ndaloi disa prej tyre që të merrnin rreze dielli në breg të detit. Krejt ndryshe ishte situata në Singapor, ku ka pasur një shtim të ri të beftë të numrit të infektimeve mes komunitetit të punëtorëve emigrante.

Qyteti është praktikisht në karantinë dhe gjatë weekend-it, plazhet e tij ishin të mbyllura teksa autoritetet kanë ashpërsuar ndëshkimet për mos ruajtjen e distancës sociale. Banorëve u lejohet të dalin jashtë për ushtrime në ajër të pastër, por nuk mund të qëndrojnë të grupuar në vende publike, e kjo përfshin edhe parqet e plazhet.

Loading...
Previous articlePËRJASHTIMI: “Vietnami do fitojë”, ja ç’po ndodh në vendin komunist në kufi me Kinën pa asnjë vdekje koronare
Next articleMacron i vendosur, gati për të zgjatur bllokimin deri në 10 maj për shkak të Covid-19