Home Bota Krizë edhe për shqiptarët në Zvicër, mbi 40% e bizneseve të tyre...

Krizë edhe për shqiptarët në Zvicër, mbi 40% e bizneseve të tyre janë mbyllur

Ardian Retkoceri pjesë e Institutit “Swiss Bussinesnes School”, në një intervistë për televizion KTV ka folur për ndikimin që pandemia ka pasur deri tani tek bizneset shqiptare në Zvicër, çka sipas tij do të pasqyrohet dhe në remitancat.

Sipas tij vitin e kaluar remitancat ishin deri në 800 milionë euro, derisa këtë vit, ato kanë rënë. Retkoceri tha se krizës nuk i kanë shpëtuar as shqiptarët e bizneset shqiptare në Zvicër.

“Bazuar nga të dhënat, mbi 40 për qind e bizneseve shqiptare i kanë ndërprerë aktivitetet”, tha ai dhe pjesa dërmuese, tha ai, nuk kanë ndonjë plan veprimi.

Gjatë këtyre muajve, mbi 90 për qind rënie pritet të ketë në disa fusha.

“Përveç orës, çokollatave, aktivitete kryesore kanë kriptovalutat në Zvicër. Këto janë dëmtuar mjaft shumë”, tha ai. Shumë njerëz tha Retkoceri, do të humbin edhe vendet e punës.

“Pandemia ka pasur rol në eksportin e Zvicrës. Ndikimi më i madh në eksportin zviceran vjen pasi Gjermania e SHBA-ja, kryejnë eksporte aty, e pandemia e ka pamundësuar”, tha ai. Sipas tij, qeveria synon të zbusë pasojat.

Retkoceri shtoi se në Zvicër vazhdojnë masat e marra nga qeveria. Qeveria po shqyrton edhe vendime të reja për lejimin e organizimeve.

Loading...
Previous articlePëllumb Pipero “habit” me deklaratën: Testi më doli negativ, por do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19
Next articleAmerikanët nuk pyesin nga Covid-19, plazh në mes të pandemisë (VIDEO)