Home Bota “Më fal Turqi, më fal Erdogan”, pse u dorëhoq ministri i Brendshëm...

“Më fal Turqi, më fal Erdogan”, pse u dorëhoq ministri i Brendshëm turk

Ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu dha dorëheqjen të dielën, pas kritikave për një shtetrrethim të imponuar papritur gjatë fundjavës, i cili befasoi miliona njerëz.

Ai tha në një deklaratë se po merrte përgjegjësi të plotë për shtetrrethimin e vendosur të premten në 31 qytete turke.

“Qoftë kombi im, të cilin kurrë nuk kam dashur ta dëmtoj dhe Presidenti ynë (Rexhep Tajip Erdogan), të cilit do t’i besoj për tërë jetën time. Më falni!”

Shtetrrethimi u njoftua vetëm dy orë para se të hynte në fuqi, duke bërë që mijëra njerëz të nxitonin në markete duke shkaktuar kaos.

Opozita kritikoi ashpër qeverinë për vendimin e papritur, i cili çoi në konfuzion.

Soylu më parë pranoi se nuk e parashikoi atë që ndodhi.

Megjithatë, mediat turke raportojnë se Erdogan se ka pranuar dorëheqjen e tij.

Loading...