Home Lajmet kryesore Spanjë, të paktën 18 000 të vdekur nga COVID-19, 567 në 24...

Spanjë, të paktën 18 000 të vdekur nga COVID-19, 567 në 24 orë

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar më shumë se 18 000 të vdekur në Spanjë, që ka regjistruar sot 567 të vdekur në 24 orë, një rritje e lehtë në raport me një ditë më parë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 18 056 personave në vendin më të goditur në Europë pas Italisë.

Numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 172 541, ndërkohë që puna ka rinisur në disa sektorë të ekonomisë pas ndërprerjes prej dy javësh.

Loading...