Home Lajmet kryesore Laboratori gjerman fillon provat e para klinike të vaksinës antiCOVID-19

Laboratori gjerman fillon provat e para klinike të vaksinës antiCOVID-19

Laboratori gjerman “CureVac” do të procedojë provat klinike të një vaksine kundër koronavirusit, njoftoi sot autoriteti federal kompetent, që i hapi dritën jeshile, ndërkohë që bota është angazhuar në garë për një vaksinë.

“Bëhet fjalë për një etapë të rëndësishme drejt autorizimit të një vaksine të sigurt dhe efikase kundër COVID-19 për popullsinë në Gjermani dhe më gjerë”, përshëndeti këtë autoritet Instituti Paul-Ehrlich, në një komunikatë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tashmë ekzistojnë 11 vaksina potenciale kundër koronavirusit të ri, të testuara te njerëzit.

Në fund të prillit, laboratori i parë gjerman “BioNTech” e Mainz në lidhje me laboratorin amerikan “Pfizer”, mori dritën jeshile nga autoriteti rregullator për të filluar provat e para klinike.

“Provat klinike të ‘CureVac’ do të kryhen si pjesë e një studimi me 168 vullnetarë të shëndetshëm, ndër të cilët 144 do të vaksinohen gjatë muajit për të ekzaminuar nëse ata tolerojnë mirë dozat e vaksinave”, theksoi instituti ”Paul-Ehrlich”.

Loading...