Home Lajmet kryesore Skënder Brataj: Maskat domosdoshmëri, përqafimi dhe puthja më të rrezikshmet për transmetimin...

Skënder Brataj: Maskat domosdoshmëri, përqafimi dhe puthja më të rrezikshmet për transmetimin e virusit

Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj thotë se përdorimi i maskave është një nga masat më të domosdoshme që qytetarët duhet të marrin për tu mbrojtur nga virusi Covid-19.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Brataj thekson se në këtë moment të pandemisë të gjithë duhet ta knsiderojmë veten të infektuar.

“Një qytetar i thjeshtë i mjafton dhe një barrierë mbrojtëse, si mund ta thuash. Ne kemi parë nëpër dyqane apo marketetë mëdhaja, vë re që kanë bërë edhe me stampën e tyre mbrojtës që e përdorin. Ka dy tre që i lajnë dhe i përdorin.

Po të ishim në stinën e dimrit do të na mjaftonte shalli, kështu që një barrierë mbrojtëse. Në këtë moment të pandemisë që jemi cdo njeri duhet ta konsiderojë veten të infektuar. Dhe po të kësh maskën nuk infekton njëri tjetër.

Duke filluar nga familja jote dhe deri tek të tjerët. Duhet të ndryshojmë traditat. Në këtë moment nuk është vetëm fakti i distancës apo i maskës më i rrezikshëm akoma është përqafimi apo puthja që ne e shohim në masë. Unë e shoh gjithandej, njerëzit takohen sikur s’ka ndodhur gjë. Hë mo c’do na gjejë.” – tha Brataj.

Sipas doktor Skënder Bratajt numri i rasteve do të ulej ndjeshëm nëse qytetarët do të respektonin me rigorozitet rregullat.

“Është në dorën tonë, në dy javë tre javë virusi po nuk gjeti ushqim po nuk gjeti vend ku të instalohet tek qeliza jonë, kështu që ne mos ta lejojmë të na dëmtojë, mos t’i japim ushqim mos t’i japim habitatin e vet që të shumëzohet dhe të na afrohet.

Dhe kjo si bëhët? Vetëm duke respektuar rregullat, po ta bëjmë me rigorozitet dy tre javë minimum do të shohim rezultat, rënie drastike të transmetimit të virusit” – theksoi Brataj në Përballë.

Loading...