Home Lajmet kryesore “E di ku je… e di çfarë po bën…”, telefonatat e frikshme...

“E di ku je… e di çfarë po bën…”, telefonatat e frikshme që përndjekin një studente nga Tirana

Pas një viti me telefonata të paidentifikuara , një studente nga Tirana është mbyllur në shtëpi nga paranoja se dikush e ndjek dhe di cdo gjë.

Në numrin tim të telefonit por edhe kur e kam ndërrruar, një numër anonim më telefonon vazhdimisht tregon 22 vjeçarja me inicialet E. K. E pyetur nga agjentët e policisë në Komisariatin nr.2  dy nëse e kishte një ide se cili mund të jetë I fiksuari pas saj ajo përgjigjet:”Kam përshtypjen se zëri në anën tjetër është një djalë I ri, mbase I moshës 25 vjeç”.

Por vajza  nuk ka asnjë dyshim për identitetin e telefonuesit, pasi sa herë ka tringëlluar telefoni, ajo shpesh ka vëzhguar rreth e rrotull për ndonjë të njohur që po I punonte rrengun, por nuk ka zbuluar asgjë.

Ankthi I vajzës është përcjellë edhe tek prindërit e saj që shpesh e kanë shoqëruar sa herë ajo dilte shëtitje në Tiranë me shpresën se do ta zbulonin telefonuesin e fshehtë.

Para agjentit të  policisë studentja tregoi:

“Telefonuesi nuk prezantohet asnjëherë, më merr në telefon disa herë në ditë, ai telefonon me numër anonim dhe e hap pasi më ka kërcënuar se di çdo gjë për mua dhe përditshmërinë time”.

“‘Po të shikoj, e di ku po shkon, e di ç’po bën”-I thoshte ai shpesh

Sipas studentes , në të gjitha rastet kur e ka telefonuar , i panjohuri ka shtuar gjithashtu adresën ku vajza gjendej, në disa raste I ka dhënë detaje edhe mbi personat me të cilët ajo gjendej e shoqëruar. “Kjo situatë është kthyer e frikshme për mua dhe prindërit e ki, jemi të shqetësuar, kemi ankth.

Nuk e kuptoj kush mund të jetë, kam frikë të dal nga shtëpia të vazhdoj jetën normalisht , pasi ky person më telefonon dhe aty kuptoj që ai gjendet diku rrotull duke më vëzhguar”.

Burimet e policisë I thanë gazetës “Si” se pas kallzimit kqyrën telefonin e të resë, ku dhe zbuluan se për një vit e reja ka mbi një mijë telefonata anonime, të përditshme dhe të përsëritura.

Të dhënat  nga celulari I studentes janë përcjellë pranë kompanive celulare dhe sapo I panjohuri të zbulohet, ai do të vendoset nën akuzë për përndjekje tha një burim I policisë

Loading...