Home Aktualitet 87 të vrarë, emrat dhe vendet: Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli etj...

87 të vrarë, emrat dhe vendet: Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli etj (në listë një i vrarë me emrin Sali Berisha dhe spiunët e Milosheviqit)

Prokurorët e Hagës kanë hartuar një dosje voluminoze ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë aktakuzë publikuar nga Abc News listohen Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.

Prokurorët e Hagës, siç shkruhet edhe në dosjen hetimore, kanë listuar numrin e personave të vrarë, të torturuar dhe të zhdukur në kampet e dënimit të UÇK-së.

Siç shkruhet në dosje, një pjesë e personave që kanë kryer këto krime, pra vrasje apo tortura janë ushtarë të identifikuar nga prokurorët e Hagës.

Në dosje janë tre lista emrash me të vrarë në zona të ndryshme të Kosovës, të cilët janë konsideruar si bashkëpunëtorë të regjimit të Millosheviçit apo kundërshtarë të UÇK-së, ndërsa nuk mungojnë edhe torturat ndaj komuniteteve të tjera, siç janë romët apo malazezët.

Në total, dosja e prokurorëve të Hagës që akuzon Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Sylën, liston plot 87 viktima në tre lista të ndryshme të vrarësh në zona të ndryshme të Kosovës.

Lista e parë është me 59 të vrarë apo të vdekur gjatë mbajtjes në kampet e UÇK-së, të cilët janë kryesisht shqiptarë, por edhe malazezë apo bosnnjake.

Lista e dytë përbëhet nga 12 të vdekur dhe bëhet fjalë në zonën e malit të Berishës dhe në Llapushnik, kurse lista e tretë përbëhet nga 16 të vdekur dhe përmban emrat e disa personazheve që UÇK i ka cilësuar si spiunë apo bashkëpunëtorë të Serbisë së Millosheviçit.

Mes të vrarëve në këtë listë të gjatë është edhe ish-nënkryetari shqiptar i partisë Socialiste të Serbisë, Maliq Sheholli, si edhe Dalip Dugolli, i cilësuar si njeriu i besuar i regjimit të Millosheviçit në Pertreshnicë, pranë Shtimes.

Në faqet e para të dosjes, prokurorët kujdesen që të theksojnë se ajo duhet të lexohet duke patur parasysh faktin se bazohet mbi dëshmi dhe jo specifikisht mbi prova që i lidhin direkt të akuzuarit me krimet në fjalë.

Por, më poshtë prokurorët theksojnë se për të kryer krime të tilla duhet që vartësit të kishin besimin e eprorëve të tyre dhe zakonisht ngjarje të tilla raportohen sipër.

Megjithatë, në rastin e vrasjes së Azem Dobrunës, Palush Sylës dhe Idriz Nishorit, prokurorët thonë se urdhri ka ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Loading...