Home Lajmet kryesore ANALIZA: Përse Serbia nuk e “dëgjon” Trumpin për rrjetin 5G?

ANALIZA: Përse Serbia nuk e “dëgjon” Trumpin për rrjetin 5G?

Ndërkohë që një delegacion amerikan po udhëtonte drejt Beogradit për të hedhur themelet e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington, ministri serb i Shkencës dhe Tekonologjisë deklaroi se vendi i tij nuk do ta përjashtonte kompaninë kineze Huawei nga tenderi për ndërtimi e rrjetit 5G. Kjo ishte në fakt një nga pikat më të rëndësishme në paktin e nënshkruar nga presidenti Donald Trump dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, por Serbia duket se ka vendosur t’i “bëjë bisht” këtij zotimi.

Edhe pse premtoi të kundërtën në Uashington, Serbia e ka intensifikuar bashkëpunumin me kompaninë kineze të teknologjisë Huawei, përmes hapjes së Qendrës për Zhvillim dhe Inovacion në Beograd më 14 shtator.

Ceremonia e hapjes, e cila bëri bashkë zyrtarë kinezë dhe serbë erdhi dhjetë ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, në bazë të së cilës, Beogradit i ndalohet përdorimi i rrjetit 5G.

Edhe pse Huawei nuk përmendet në marrëveshje, Trump e ka kthyer kompaninë kineze në shënjestrën kryesore të Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni nuk e ka kursyer presionin ndaj aleatëve europianë, duke i bërë thirrje të ndalojnë bashkëpunimin me Huawein, duke paralajmëruar se qeveria kineze mund të përdorë teknologjinë e saj për të spiunuar vendet perëndimore.

Nënshkruesi i marrëveshjes, presidenti Vuçiç i habiti të gjithë në një deklaratë për Radio Televizionin e Serbisë, më 10 shtator, kur tha se Serbia do të respektojë marrëveshjen e Uashingtonit, por se sipas ajo “nuk thotë që Serbia nuk mund të përdorë pajisjet kineze për rrjetin 5G”. Pas këtij paralajmërimi dhe kërkesave të përfaqësuesve amerikanë në Tiranë, Shqipëria vendosi të tërhiqet.

“Marrëveshja nuk e ka shtyrë Serbinë të mendohet dy herë përpara bashkëpunimit të vazhdueshëm me Huawein”, thotë analisti serb Stefan Vlladisavljev.

Në hapjen e Qendrës së Huawei-t në Beograd mori pjesë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç. Ajo tha se ka biseduar me partnerët kinezë për marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë dhe u ka garantuar se Kina nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

Në marrëveshjen që Vuçiç nëshkroi me Trump, Serbia zotohej ” të ndalonte përdorimin e rrjetit 5G nga klientë jo të besueshëm”.

“Huawei dhe ne, e kemi kuptuar plotësisht në mënyrë të njëjtë këtë pikë të marrëveshjes, që do të thotë se Serbia duhet të ketë një tender të hapur dhe transparent për partnerët kur të vijë koha për vendosjen e rrjetit 5G”, tha Brnabiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ajo shtoi se e ka vendosur si përparësi të qeverisë që drejton, transformimin digjital të vendit, duke thënë se Qendra për Zhvillim dhe Inovacion në Beograd do të ketë rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Drejtori rajonal i kompanisë Huawei, Li Mengqun, në ceremoninë e hapjes së qendrës, tha se shpreson që Qeveria e Serbisë do të ketë trajtim të barabartë për partnerët e biznesit.

Vlladisavljev thotë se qeveria serbe po “luan me dy porta” sepse vet marrëveshja që u nënshkrua në Uashington “është formuluar në mënyrë shumë fleksibile. Deri më tani nuk ka asnjë arsye të qartë pse Vuçiç do t’i kthente shpinën një marrëdhënieje me Kinën nga e cila ai merr një kapital të madh politik.

Ka dy mënyra sesi Serbia të mund përmbushë premtimin ndaj SHBA-së për 5G-në. Njëra është të ndjekë rrugën e Estonisë, Polonisë dhe Rumanisë, të cilat, ashtu si Serbia, së bashku me Republikën Çeke dhe Slloveninë, nënshkruan Memorandume Individuale me Shtetet e Bashkuara të angazhuara për të përjashtuar shitësit me rrezik të lartë nga ndërtimi i rrjeteve 5G. Estonia, Polonia dhe Rumania tashmë kanë filluar përkthimin e këtyre marrëveshjeve në legjislacionin e brendshëm, duke vendosur kufizime ligjore për Huawein. Duke pasur parasysh kontrollin absolut të partisë së Vuçiç mbi parlamentin e Serbisë, ai mund të kalojë shpejt legjislacionin që parandalon Telecomin serb të blejë rrjetin 5G nga Huawei.

Por deri më tani qeveria serbe mësohet se po mban një qëndrim të kundërt: ekziston një mirëkuptim jozyrtar midis Beogradit dhe Pekinit që Huawei do të jetë partneri kryesor i Telekomit serb për instalimin e infrastrukturës 5G, pasi dy palët nënshkruan në 2017 një marrëveshje strategjike.

Historia 5G është në fakt prova e parë që Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk ishte serioz në lidhje me mbajtjen e premtimeve që dha në Uashington.

Ka shumë arsye për të besuar se qeveria serbe nuk ka per të zëvendësuar pajisjet ekzistuese Huawei ose të përjashtojë kompaninë nga tenderi për rrjetin 5G. Edhe vendet më të pasura në BE kanë zgjedhur të mos e zëvendësojnë këtë infrastrukturë, për shkak të kostos. Në vend të kësaj, ata janë zotuar ta heqin nga përdorimi pas pesë vjetësh.

Për më tepër, fakti që Trump nuk iu referua në mënyrë të drejtpërdrejtë Huaweit si një shitës jo i besueshëm lë hapësirë ​​për interpretim. Për çudi, të tre vendet që janë më të përparuara në zbatimin e memorandumeve me SHBA-në, Estonia, Polonia dhe Rumania, e perceptojnë Rusinë si një kërcënim, janë anëtare të NATO-s dhe ndihen të varura nga SHBA-ja për garatimin e sigurisë kombëtare.

Ky nuk është rasti i Serbisë, e cila ka ushqyer tradicionalisht marrëdhënie miqësore me Rusinë. Prandaj, nuk është për t’u habitur që, vetëm disa ditë pas kthimit në Beograd, anëtarët e delegacioni serb deklauan se dispozita 5G nuk kishte asnjë lidhje me Huawei në vetvete.

Presidenti serb nuk do t’i kthejë shpinën Kinës, një vendi që po rindërton nga e para pothuajse të gjitha autostradat serbe dhe të cilin e ka përdorur me shkathtësi për të ndërtuar imazhin e një udhëheqësi që kthehet nga perëndimi dhe nga lindja, duke negociuar me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, ndërkohë që i cilëson Kinën dhe Rusinë si aleatë të fuqishëm. Investimet kineze i lejojnë presidentit ta portretizojë qeverinë e tij si të suksesshme për thithjen e investimeve. Dhe Kina është një nga temat e rralla për të cilën opozita politike Serbe mbështetet presidentin.

Prandaj, pyetja kryesore është: çfarë do ta bëjë Serbinë të heqë dorë nga rrjeti 5G që ofron Huawei? Për momentin, asgjë. Pavarësisht përfshirjes së SHBA-së për të çuar përpara negociatat me Kosovën, administrata aktuale amerikane nuk ka një ndikim të madh në Serbi, ndryshe nga Kosova.(SI)

Loading...