Home Lajmet kryesore Tronditen kampionët e Amerikës Latine, 6 futbollistë pozitiv me koronavirus

Tronditen kampionët e Amerikës Latine, 6 futbollistë pozitiv me koronavirus

Teste pa fund në klubet e futbollit dhe shumë lojtarë pozitiv me Covid-19. Brazili është një nga shtetet më të goditura nga pandemia dhe raste të reja me koronavirus janë regjistruar te Flamengo.

Kampionët e Brazilit dhe Kupës Libertadores njftojnë infektimin e 6 futbollistëve. Testet u kryen përpara ndeshjes së Libertadores kundër Barcelonës së Ekuadorit (23 shtator, 00:15).

Me anë të një komunikate të bërë në Twitter, klubi latin thekson se të gjashtë lojtarët nuk kanë simptoma dhe kanë nisur menjëherë karantinën. /abcnews.al

Loading...