Home Kronika Arrestohen 3 shqiptarë që ishin kthyer në “tmerrin” e banorëve në Spanjë

Arrestohen 3 shqiptarë që ishin kthyer në “tmerrin” e banorëve në Spanjë

Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi akuzohen për vjedhjen e 17 banesave në Salamanca, Zamora, Madrid dhe Cordoba.

Garda Civile, pas një viti hetimesh, zhvilloi operacionin “Albarroq”, ku ranë në pranga shtetasit shqiptarë me iniciale E.N 43 vjeç, E.L 37 vjeç dhe H.C 27 vjeç, të cilët hynin në banesa dhe vidhnin bizhuteri dhe para.

Arrestimet u bënë njëkohësisht në dy vende në provincën Salamanca. Njëri prej tyre u përpoq të ikte me automjetin e tij, duke injoruar shenjat e ndalimit të agjentëve të policisë. Në kontrollet që u zhvilluan në banesat e tyre u zbuluan edhe sendet e vjedhura.

Loading...
Previous articleDebati për islamin, Bujar Kapexhi trondit me kërcënimin: Nëse do më fyesh gjënë e shenjtë Nano, unë ty të vras!
Next articleANALIZA: Erdogan dhe Macron kanë hesapet e tyre, që nuk kanë të bëjnë me fenë islame