Home Bota Deklarata e Papës: Virusi nuk është ndëshkim hyjnor

Deklarata e Papës: Virusi nuk është ndëshkim hyjnor

“Koronavirusi i ri nuk është një ndëshkim hyjnor, edhe pse është e vështirë të mendohet se kjo katastrofë globale nuk ka të bëjë me mënyrën sesi pozicionohemi përballë realitetit, duke pretenduar të jemi zotëruesit absolutë të jetës sonë dhe të gjithçkaje që ekziston.

As do të ishte e mjaftueshme për të pohuar se dëmi i shkaktuar natyrës në fund, kërkon llogari për abuzimet tona. Është realitetit vetë që ankohet dhe rebelohet”!

Kështu shkruan Papa Françesku, që në këto kohë të vështira e vë theksin tek nevoja për vëllazëri. “Boll me kulturën e mureve”, thotë Ati i Shenjtë, i cili përpiqet të mos promovojë vetëm me fjalë, por edhe me vepra.

Kjo sipas tij, do të kontretizohej me “një politikë më të mirë”, e cila të mos I nënshtrohet interesave financiare por t`i vihet në shërbim të mirës së përbashkët.

“Kush ngre mure, do të përfundojë skllav i murit që vetë ka ndërtuar”, u shpreh Papa. Kreu i Kishës Katolike po kështu theksoi se nuk duhet të ketë më luftra, që sipas tij, “përfaqësojnë dështimin e njerëzimit”.

Loading...
Previous articleMarrëdhëniet e komplikuara: Pse Izraeli mbështet Azerbajxhanin në konflikt me Armeninë?
Next articleKonflikti i armatosur për Karabakun, ushtritë armene dhe azere godasin qytete të banuara