Home Bota Gjermania dëbon zjarrvënësin danez të Kur’anit

Gjermania dëbon zjarrvënësin danez të Kur’anit

Lideri i partisë daneze të ekstremit të djathtë “Stram Kurs” (Vija e Vrazhdë), Rasmus Paludan, u arrestua kur hyri në Gjermani, pas së cilës ai u dëbua.

Policia e Berlinit tha se Paludan ishte ndaluar për shkelje të ndalimit të hyrjes.

Paludan thuhet të ketë mbërritur në Aeroportin Tegel në Berlin nga Kopenhaga më 27 tetor, por ai nuk u lejua të hynte në vend.

Lideri i partisë daneze të ekstremit të djathtë më pas mbërriti në Berlin përsëri me aeroplan më 28 tetor, por shpejt u arrestua dhe u dëbua.

Deklarata tha se një hetim kishte filluar kundër Paludan për shkelje të ligjit.

Ai është një politikan i ekstremit të djathtë, i cili themeloi partinë “Stram Kurs” në 2017 dhe i cili u filmua në fillim të tetorit duke djegur Kuranin me njerëz të një mendjeje gjatë një proteste kundër migrimit në qytetin e Rinkeby.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë protestuesit që vijnë në qendër të lagjes me makinë, djegin Kur’anin dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes.

Përkrahësit e partisë së tij i vunë flakën Kur’anit në kryeqytetin suedez Stokholm dhe në fund të gushtit, dhe e gjithë ngjarja u transmetua në mediat sociale. Në qershor ata mbajtën një tubim dhe i vunë flakën Kur’anit në qytetin suedez të Malmö. Paludanu u ndalua të hyjë në Suedi për dy vjet.

Organizatat dhe shoqatat anti-raciste dënuan aktin dhe policia arrestoi tre protestues.

Loading...