Home Bota Si trajtohet një 74 vjeçar me Covid-19, Donald Trump po mjekohet më...

Si trajtohet një 74 vjeçar me Covid-19, Donald Trump po mjekohet më shumë se sa duhet

Nga Reg Gale dhe Robert Langreth, Bloomberg

Vendimi për t’i dhënë ose jo mjekim një 74 vjeçari me Covid-19 nis me një aparat të vogël mekanik që vendoset në gishtin e tij. Quhet oximeter.

Aparati mat se sa oksigjen ka në gjak, si dhe ritmin e zemrës. Nëse rezultati përfundimtar është më pak se 95 për qind, mund të jetë elementi i parë vendimtar për mjekët që të vendosin nëse duhet të nisin ose jo një trajtim agresiv me ilaçe anti virale, dhe anti infeksion. Kështu shprehet Hugh Cassiere, drejtori i repartit për terapinë e frymëmarrjes në spitalin universitar të North Shore në Long Island.

Cassiere fliste në mënyrë hipotetike rreth një pacienti me të njëjtin profil fizik si presidenti Donald Trump, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Trump po përjeton simptoma mesatare, sipas një personi që e njeh situatën, presidenti po punon dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadous, me anë të telefonit.

Nëse një pacient nuk paraqet simptoma, “Do i thoja të vetizolohej, të monitoronte veten dhe të kishte kujdes ndaj çdo simptome që mund të shfaqej.” Është ky mendimi i Cassiere i pyetur nëse do e mjekonte dhe si do e trajtonte një person të moshës dhe peshës së Trump.

Uilliam Schaffner, një specialist për sëmundjet infektive në Universitetin Vanderbilt në Nashville, u shpreh se nuk ka mjekime specifike për simptoma mesatare të Covid-19, nga të cilat thuhet se vuan Trump. Temperatura dhe kolla mund të menaxhohen në shtëpi dhe tek një pacient i moshuar, shprehet Schaffner. Dhe është shumë e rëndësishme të jesh i hidratuar, pra të konsumosh sa më shumë lëngje.

“Ne jemi të shqetësuar për presidentin, pasi ai është moshuar, pak mbipeshë dhe mashkull, dhe kombinimi i këtyre tre elementeve e vendosin në një rrezik të madh për një përjetim të rëndë të sëmundjes,” tha Schaffner.

Ditët në vijim janë shumë të rëndësishme për të parë nëse simptomat do të përkeqësohen.

Trump do të duhet të jetë nën kujdes për më shumë se një javë pasi Covid-19 është në thelb një sëmundje me dy faza, sipas Helen Boucher, shefe e divizionit për mjekësinë gjeografike dhe sëmundjet infektive në Qendrën Mjekësore të Tufts në Boston. Pjesa më e madhe e të infektuarve nuk shfaqin simptoma ose i kanë mesatare.

Por një numër i vogël i tyre rreth ditës së 8, në javën e dytë pas infektimit me virus, do të ndihen  më shumë të sëmurë. Kolla ose temperatura e tyre do të përkeqësohen dhe niveli i oksigjenit në gjak mund të bjerë. Këta janë kategoria e njerëzve që përfundojnë në spital. Pro dhe nga këto subjekte, një përqindje dhe më e vogël e tyre përfundon në spital.

Në pjesën më të madhe të pacientëve të sëmurë rëndë, përkeqësimi ndodh në ditën e tetë ose të dhjetë. Nëse pacienti me simptoma të lehta nis të ndihet më keq, atëherë duhet matur niveli i oksigjenit në gjak si dhe duhet bërë një grafi e mushkërive. Dhe vetëm në këtë moment mund të vendoset nëse do i nënshtrohet një mjekimi me ilaçe.

Është e rëndësishme që në këtë pikë pacientët të monitorohen me kujdes sepse sëmundja mund të përkeqësohet shumë shpejt, dhe kjo është një nga arsyet kryesore për shtrimet në spitale.

Nëse sugjerohet shtrimi në spital, mjekimi duhet të jetë i menjëhershëm dhe goditës. Dhe aktualisht duhen përdorur remdesivir dhe dexamethasone.

Arsyeja për përdorimin e remdesivir, është se pse duhet ndaluar replikimi viral, dhe pse ende nuk ka të dhëna që ngadalëson përkeqësimin e situatës, të gjithë janë të bindur që ndodh.

Remdesivir, i krijuar nga Gilead Sciences Inc., ka marrë një autorizim urgjent për përdorim nga rregullatorët federalë në muajin maj pasi një studim i gjerë tregoi se ndihmonte që pacientët e shtruar në spital të shëroheshin më shpejt.

Në rastin e dexamethasone, bie mundësia e vdekshmërisë dhe përkeqësimit të shëndetit.

Në një testim të gjerë klinik, ndihmonte vetëm pacientët të cilët merrnin oksigjen, apo ata të vendosur në aparate; nuk ndihmonte pacientët të cilët nuk i ishin nënshtruar asnjë terapie për frymëmarrjen.

Një trajtim tjetër që ka marrë një autorizim urgjent për përdorim, bazuar në të dhëna paraprake është plazma konvaleshente, e cila përmban një miks antitrupash nga pacientë të shëruar nga Covid-19.

Në një kohë që autorizimi është për pacientët e shtruar në spital, terapia e plazmës është më e sigurte, të paktën në teori, dhe mund të ndihmojë dhe pacientë që nuk janë në spital. Por të dhënat për këtë fakt janë ende të pakta dhe të zbehta.

Teorikisht mund të funksionojë në një pacient që nuk është shtruar në spital. Ndërkohë që nuk ka prova të qarta se do të mund të funksiononte në një fazë të parë të infeksionit, por në mënyrë relative mund të jepet tek pacientët që janë në vetizolim.

Holluesit e gjakut gjithashtu janë diskutuar shumë si një opsion trajtimi për Covid- 19. Disa studime shprehen se rutina e marrjes së holluesve të gjakut nuk duket të jetë shumë frytdhënëse.

Por gjithashtu ka të dhëna që sugjerojnë se nëse dikush paraqitet në spital me Covid-19, i duhet dhënë hollues gjaku për të parandaluar mpiksjet që mund të shkaktojnë dëmtime të organeve.

Mjekë amerikanë mendojnë se sipas të dhënave të shpërndara nga Shtëpia e Bardhë, presidentit Trump po i jepet më shumë mjekim se sa duhet.

Kjo nënkupton se ai ndoshta po merr atë që cilësohet si trajtimi VIP, më shumë mjekim se sa rekomandohet. Ka një tendencë për të bërë më shumë se sa rekomandohet për arsye të dukshme, por kjo nuk është gjithnjë një gjë e mirë.(ABC News)

Loading...
Previous articleKonflikti i armatosur për Karabakun, ushtritë armene dhe azere godasin qytete të banuara
Next articleE rrahën me shkop për t’i grabitur shtëpinë, i moshuari ndërron jetë pas 10 ditësh në spital