Ky është momenti kur dy ushtarë rusë përplasin tankun e tyre me murin rrethues të një aeroporti në qytetin Gumrak, në jugperëndim të Rusisë.
Alexander Zherebtsov, 29 vjeç, nën efektin e alkoolit, drejtoi tankun me një shpejtësi që i kaloi 70 kilometrat në orë, jashtë rruge. Tanku u ndal vetëm në momentin kur shembi murin rrethues të aeroportit.
Për fat të mirë, si pasojë e kësaj ngjarjeje nuk pati persona të lënduar, edhe pse Alexander Zherebtsov u shfaq në një foto me gjak në fytyrë.
Dy ushtarët u vunë në pranga nga autoritetet përkatëse. (TemA)
Loading...