Home Bota ANALIZA/ Tri skenarët e zgjedhjeve amerikane: Çfarë është në lojë për Shtetet...

ANALIZA/ Tri skenarët e zgjedhjeve amerikane: Çfarë është në lojë për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjithë ne

Praktikisht, teksa Shtetet e Bashkuara duken të përçara në çdo çështje, shumica e amerikanëve bie dakord për faktin se “vendi i madh” i tyre është i kërcënuar nga “fashizmi” dhe se në zgjedhjet e sotme është në lojë demokracia. Nëse gjithprania e fashizmit në debatin politik është tejet e re, ideja se zgjedhjet e sontme mund të përcaktojnë fatin e demokracisë nuk është.

Nga “zgjedhjet e vjedhura” të 2000 e këtej, çdo president është konsideruar ilegjitim nga një përqindje në rritje e mbështetësve të partisë kundërshtare, nga George W. Bush tek Donald Trump duke kaluar nëpër Barack Obama. Zgjedhjet e sotme nuk do të bënin përjashtim, anipse Joe Biden, kandidati i Partisë Demokrate, do të të fitonte me një shumicë të konsiderueshme (rezultat i parashikuar nga pjesa më e madhe e sondazheve).

Të pohosh se zgjedhjet e nesërme për presidencën e Shteteve të Bashkuara janë “zgjedhjet më të rëndësishme e të gjitha kohërave” është ekzagjerim patjetër, ama vetëm pjesërisht. Parë nga sot, edhe vota e nëntorit të 1932 në Gjermaninë e Vejmarit qe shumë e rëndësishme. Në zgjedhjet e sontme ka shumë në lojë dhe jo vetëm për Shtetet e Bashkuara. Pse? Elektorati i kësaj superfuqie, anipse në rënie, nuk vendos politikën e brendshme e Shteteve të Bashkuara, por influencon në mënyrë të konsiderueshme edhe politikën ndërkombëtare, përfshi atë europiane. Për pasojë, është e rëndësishme që europianët ta kuptojnë mirë se çfarë është në lojë, në terma të politikës së brendshme dhe asaj të jashtme amerikane. Por fillimisht, më shumë se çdo gjëje tjetër, le të kërkojmë t’i japim një kuptim shifrave në dispozicion.

Zgjedhjet

Është gjithmonë rriskuese të shkruash një artikull ditë përpara botimit të tij, por kur shkruhet për sondazhe dhe për klimën e ashpër politike në Shtetet e Bashkuara është akoma edhe më shumë. Megjithatë, ka pak dyshime: në nivel kombëtar Biden do të marrë më shumë vota sesa Trump. Bile është thuajse e sigurtë se diferenca do të jetë shumë më e madhe se ajo e Hillary Clinton më 2016. Shpesh harrohet se Clinton ka marrë rreth 3 milion vota më shumë sesa Trump. Megjithatë, për shkak të sistemit elektoral pak demokratik – atë të të Votuesve të Mëdhenj, që i jep një peshë disporporcionale shteteve rurale dhe të të paktë në numër – kishte humbur zgjedhjet.

Disa sondazhistë theksojnë se për të fituar shumicën e Votuesve të Mëdhenj, Biden do t’i duhet të marrë 5 milion vota më shumë se kundërshtari i ti. Sipas thuajse të gjitha sondazheve, ky do të ishte një probabilitet aspak i pamundur: shumë prej tyre e japin Biden në avantazh ndaj Trump me rreth 10 pikë. Midis këtyre sondazheeve është Rasmussen Poll, që tenton të jetë më përkrahës ndaj republikanëve dhe, për pasojë, shpesh është reklamuar nga Fox Neës dhe nga Presidenti. Pra, modelet e parashikimin e japin Biden fitues të sigurtë. Për shembull, faqja e parashikimeve FiveThirtyEight i jep ish Zëvendëspresidentit 89% shanse për t’u ulur si president në janarin e 2021.

Ama gjithmonë duhet kujtuar se në 2016 disa modele e jeppnin Hillary Clinton me të njëjtat shanse fitoreje: të gjithë e dimë sesi përfundoi.

Por ekzistojnë dis motive për të cilat kësaj radhe prognozat mund të rezultojnë të sakta. Parasëgjithash, “themelet” e modelece – që përfshijnë situatën ekonomike dhe partinë e Presidentit në fuqi – japin për favoritë demokratët, ndërsa në 2016 jepnin republikanët. Por ndoshta akoma edhe më e rëndësishme është se Biden qëndron në krye me një distancë të konsiderueshme ndaj Trump në shumë shtete vendimtare, përfshi ata vendiimtarë dhe të humbur befasisht në 2016 (si Michigan e Wisconsin). Veç kësaj, shumë shtete që deri pak kohë më parë konsideroheshin si padiskutueshmërisht republikanë (si Georgia, Iowa, North Carolina), sot mund të rreshtohen me demokratët.

Covid-19 e ka bërë më të komplikuar e më të vështirë fushatën elektorale e të dy kandidatëve, por nuk është e qaartë sesi mund të influencojë rezultatet elektorale në mënyrë të ndjeshme. Thuajse të gjithë amerikanët (një 94% i mirë) e kanë krijuar tashmë një ide të saktë dhe e dinë se për kë (nuk) do të votojnë. Opinionet për Trump janë të qëndrueshme, sidomos po të kihet parasysh paqëndrueshmëria e presidencës së tij. Pandemia nuk ka çuar në shifra masive, pavarësisht rreth 231000 të vdekurve (bilanc ende sot në rritje) dhe papunësia që ka arritur një numër dyshifror.

Gjithsesi, ka pasur ndryshime të vogla domethënëse që mund të jenë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, sidomos fakti që shumë gra të bardha me një nivel të lartë arsimor kanë kaluar nga ana e Biden e dhe se pjesëmarrja e grave që i përkasin minorancave mund të jetë më e lartë se zakonisht. Është e rëndësishme të nënvizohet se votueset e këtij grupi të dytë kanë qenë ndër personat më të goditura nga pandemia.

Vrapim me pengesa për të votuar

Më shumë se çdo gjë tjetër, rezultati i votimeve do të varet nga pjesëmarrjaa. Jo vetëm nga kush do të shkonte në kutitë e votimit, por edhe nga kush do të mund të shkonte. Qysh nga themelimi i vendit, rezultatet elektorale janë shënuar nga pengimi i votës së minorancave, në fillim e hapur dhe e ligjshme, sot më e fshehur dhe nganjëherë ilegale.

Sot republikanët po bëjnë gjithçka të mundur për ta kufizuar pjesëmarrjen, sidomos në lagjet jo të bardha që favorizojnë demokratët. Për shembull, në Texas guvernatori ka miratuar një masë që pparashikon vetëm një pikë grumbullimi për konte për këdo që dëshiron të votojë me postë. Pa folur për radhët e gjata në qendrat e votimit: ditën e parë e votimit të parakohshëm në Georgia, një miku im ka qëndruar 4 orë në qytezën (e majtë) ku ka bërë kolegjin, ndërsa të tjerë më kanë folur për radha deri 12 orë.

Anipse gjithçka të bën të mendosh se Biden mund të fitojë, kam mbetur mjaft i tronditur nga ajo që ka ndodhur më 2016 dhe shoh shumë prova pengimi vote sa për ta përjashtuar kategorikisht një fitore të Trump. Sigurisht, nga 2016 deri më sot disa ia kanë kthyer krahët, por ndoshta nuk janë edhe aq shumë. Përkundrazi, kush ka mbetur në krah të Presidentit beson vërtet tek ai dhe do të shkojë të votojë me bindje. Për pasojë, kërkoj ta përgatis veten si për zgjatjen e situatës aktuale – me Trump në Shtëpinë e Bardhë, republikanët mazhorancë në Senat dhe demokratët në Dhomë – ashtu edhe për një pastrim të përgjithshëm, me demokratët fitimtarë në Shtëpinë e Bardhë e në Senat (sipas meje, dy skenarët më të mundshëm), ose për çfarëdo rezultati të ndërmjetëm.

Tri skenarë të mundshëm

Pavarësisht nga rezultati, zgjedhjet do të kontestohen nga kush do të dalë humbës: në mjetet e informimit, nëpër rrugë dhe, padyshim, në gjykatë. Të dy rreshtimet do të thonë se pala tjetër nuk do ta pranojë humbjen, ndërsa nga sondazhet rezulton se gjithnjë e më shumë amerikanë besojnë se dhuna është e justifikueshme në rast fitoreje të kandidatit kundërshtar.

Për pasojë, nuk habit fakti që mjetet e informimit janë plot me suppozime lidhur me “dhunën paselektorale” dhe që flitet deri për një “luftë civile të dytë”. Shumë progresistë janë të bindur se Trump nuk do të kufizohet vetëm në mospranimin e rezultatit elektoral, por do të refuzojë edhe ta lërë postin, duke i dhënë kështu jetë një “autopuçi” (një grushti shteti në favorin e tij) në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kështu që nëse gjithçka është e mundur dhe kjo duhet të mjaftojë tashmë për të kuptuar atë që është e nevojshme të kuptohet lidhur me kushtet aktuale të demokracisë në Shtetet e Bashkuara, lejomëni që t’ju ilustroj tri skenarët elektoralë më të mundshëm dhe impaktin e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara.

Skenari i parë

I pari është ai në të cilin Trump humbet zgjedhjet, ppor refuzon ta pranojë humbjen dhe ta lërë Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse është skenari më pak i mundshëm, është megjithatë i mundur, të paktën prej faktit që vetë Trump ka folur shumë herë për të. Mbi bazën e sjelljes së tij në 4 vitet e fundit, mund të presim që Partia Republikane do të rreshtohet nga ana e tij ose, të paktën, nuk do ta pengonin në mënyrë aktive apo eksplicite. Shumë do të varet nga reagimi i opinionit publik, në mjetet e informimit e nëpër rrugë dhe nga sa do të bëhet për ta stimuluar zbatimin e

ligjit dhe për ta rreshtuar ushtrinë në krah të Presidentit të zgjedhur respektivisht atij ende në fuqi. Megjithatë, duke pasur shërbimin e gjatë publik të Biden, përfshi 8 vitet si zëvendëspresident, raportet e tij me sigurinë kombëtare janë pakashumë të mira, në mos deri më të mira, se ato të Trump. Për shembull, një sondazh i fundit i “Military Times” ka zbuluar se ndërsa në 2016 Trump gëzonte mbështetjen e shumicës së ushtarakëve, në 2020 Biden mbështetet mbi një mbështetje më të madhe, padyshim që pjesërisht është e lidhur me seksizmin ndaj Hillary Clinton.

Edhe në rastin ku Biden do të arrinte ta zinte Shtëpinë e Bardhë, megjithatë, presidenca e tij do të jetë një lloj Obama 3.0, për më tepër e përballur me një Senat rebel të dominuar nga Partia Republikane dhe e kundërshtuar nga një shumicë shtetesh të kontrolluar nga reppublikanët. Njëlloj si Obama, Biden do të kërkojë të joshë republikanët e “moderuar”, duke ju dhënë shumë, por duke ju marrë pak në këmbim. Njëkohësisht, Dhoma e kontrolluar nga demokratët do të bëhet gjithnjë e më e pakënaqur dhe jotolerante, duke e forcuar kështu rebelimin në zhvillim në krahun e majtë të partisë, sidomos në shtetet shumë progresiste si California dhe New York.

Nga ana tjetër, presidenti Biden do t’u japë fund sulmeve ndaj demokracisë liberale amerikane, si atyre fizike, ashtu edhe atyre verbale, që kanë karakterizuar presidencën Trump, dhe do të rivendosë financimet, mbështetjen dhe besimin në agjencitë më të rëndësishme federale si EPA (Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit) dhe FBI. Zëvendëspresidentja e tij, ish prokurorja Kamala Harris, do të përqëndrohet mbi reformën e drejtësisë, që mund të kishte pasoja politike afatgjata.

Skenari i dytë

Skenari i dytë është ai në të cilin Trump humbet sërish votën popullore, por i fiton zgjedhjet falë sistemit elektoral. Edhe pse me ngurrim dhe ndoshta pas disa rekursesh në gjykatë, Biden dhe Partia Demokrate do ta pranojnë humbjen. Në këtë pikë do të kritikoheshin ashpër nga krahu i majtë i partisë, që do t’i akuzonte se kanë qenë shumë afër me Wall Street dhe se Bernie Sanders do të kishte fituar. Nëse nga njëra anë është e besueshme se protestat do të përhapeshin në qytetet më të rëndësishme dhe, padyshim do të ketë sulme vandaliste dhe episode të dhunshme, nga ana tjetër ka pak të ngjarë që mund të ketë rezistencë të armatosur. Trump do të shikojë në rizgjedhjen e tij një formë hakmarrjeeje të fushatës së tij autoritare e raciste dhe do t’i përdorte protestat për të nisur një sulm ndaj mospajtimit dhe protestave politike, me mbështetjen e pjesës më të madhe të republikanëve që me ngurrim apo me entuziazëm do ta prannin hegjemoninë e Trump për vitet në vazhdim. Në thelb, Trump do të vazhdonte të qeveriste pakashumë si më parë, ndoshta me më pak frena dhe akoma më pak opozitë.

Por ajo që ka më shumë rëndësi është se një mandat i dytë i Trump mund ta rikonfiguronte në mënyrë përcaktuese si Partinë Republikane, ashtu edhe demokracinë e shtetin amerikan. Duke qenë se i ka fituar zgjedhjet vetëm falë vetvetes, Trump nuk do të ndjejë asnjë nevojë që të arrinte kompromis më establishmentin republikan. Njëherazi, gjithnjë e më shumë republikanë që e mbështesin do të zënë vende në Kongres dhe në parlamentet shtetërore, duke ia kundërvënë besnikërinë personale ndaj Trump besnikërisë së partisë, për të mos folur për besnikërinë ndaj demokracisë amerikane.

Së fundi, mbështetësit e rinj të Trump, anëtarë të organizatave si “Students for Trump” dhe “Turning Point USA”, do të hynin si në radhët e Partisë Republikane, ashtu edhe të aparatit burokratik shtetëror, duke zëvendësuar burokratët demokratë me përvojë të madhe që i kanë rezistuar në vend të tyre për 4 vjet, por që me siguri nuk do të jenë më të gatshëm të punojnë për një president që e vë në dyshim pu apo i nënvlerëson. Edhe sikur të mos arrinte ta shkatërronte strukturën institucionale e demokracisë amerikane, Trump mund ta zhvishte nga përmbajtja e pushteti duke e privuar nga fondet, me derregullime dhe zëvendësime të punonjësve në poste kyçe (nga burokratët e nivelit më të ulët deri tek gjykatësit e Gjykatës Supreme). Në mënyrë të veçantë është me këto mjete që trashëgimia shkatërrimtare e tij do të mund t’i mbijetonte me dekada administratës aktuale.

Skenari i tretë

Në skenarin e tretë Biden e fiton presidencën me një shumicë dërrmuese dhe kjo do të implikonte thuajse me siguri një fitore të demokratëve në zgjedhjet për Kongresin dhe për parlamentet shtetërore. Ashtu si në 2008, e majta do të kontrollonte Presidencën, Senatin dhe Dhomën. Megjithatë, kësj radhe Presidenti në fuqi nuk do të ishte debutues, por një politikan ekspert që nuk do t’i harxhonte dy vitet e para duke kuptar sistemiin dhe të kuptonte sesi t’i bindëte republikanët të bashkëpunonin.

Biden është gati ta mbulojë postin e tij dhe në muajt e parë të presidencës do të sillte një ser ndryshimesh domethënëse. Në pjesën më të madhe do të merret me riparimin e dëmeve të shkaktuara nga Trump, për shëmbull duke i dhënë fund “ndalimit të myslimanëve” të tij dhe duke miratuar politika afatshkurtëra të finalizuara për ta vënë nën kontroll pandeminë e Covid-19 dhe dhënien stimul të rigjallërimit ekonomik. Biden mund edhe të mendonte të avanconte propozime që do të kishin pasoja të rëndësishme në perspektivë: për shembull atë të njohjes si shtete të Puerto Rico e të District Columbia (për të cilën nevojitet miratimi i Kongresit), në mënyrë që t’u sigurojë demokratëve 4 vende më shumë në Senat në dekadat e ardhshme. Pengesat më të forta për Biden do të jenë Gjykata Supreme, që pas emërimit të Amy Coney Barrett është e formuar për 2/3 nga konservatorë, dhe shumë shtetet e qeverisura nga republikanët.

Një fitore dërrmuese e demokratëve do të shkaktonte fermentim në Partinë Republikane. Duke pasur parasysh se Trump nuk i ka dhënë jetë akoma një infrastrukture trumpiane, as brenda partisë, as jashtë saj, influenca e tij politike do të zvogëlohej me shpejtësi. Shumë republikanë që janë rreshtuar me të qenë oportunistë më shumë se mbështetës të bindur dhe nuk do të mendohen gjatë përpara se braktisnin Trump dhe politikat e tij. Në këtë pikë do të shpërthente një luftë e egër e brendshme midis “konservatorëve kombëtarë” si Josh Hawley (republikan i Missouri), që do të donte ta spostonte partinë më djathtas, dhe “unifikuesve” si Ben Sasse (republikan i New England), që do një Parti Republikane më përfshirëse. Ndërsa ky fraksion i dytë me siguri e ka një të ardhme – sidomos nëse do të arrinte të fitonte terren tek votuesit konservatorë hispanikë e me origjinë aziatike – i pari mund të ketë një mbështetje popullore më të madhe, sidomos në Midwest e në shtetet e zonës jugperëndimore.

Biden do të trashëgonte një të djathtë ekstreme agresive dhe të mësuar që të mobilizohet, përfshi “milici” si “Oath Keepers” dhe “Three Percenters”, që pasi ka mbështetur Trump do të kthehej në pozicione antiqeveritare. Përveç tyre, Ku Klux Klan i markës së vjetër, grupeve neonaziste dhe atyre të së ashtuquajturës të djathtë alternative do të vazhdojnë të nxisin dhunë, sidomos në qytete si Portland në Oregon.

Aktivitetet e këtyre grupeve janë preokupuese, por nuk do ta vinin në rrezik demokracinë e Shteteve të Bashkuara. Është e vërtetë se gëzojnë një mbështetje të fuqishme midis punonjësve të forcave të rendit dhe qoftë Homeland Security Departament, qoftë FBI e kanë pranuar se “supremacistët e bardhë” përbëjnë një prej sfidave më të mëdha terroriste në nivel të brendshëm. Por kur drejtorët e këtyre agjencive do të kthehen e të kenë mbështetjen politike e Presidentit, atëhere do të vepronin me më shumë shpejtësi e ashpërsi për ta shuar dhunën potenciale e së djathtës ekstreme. Dhe, siç e kemi parë pas atentatit në Oklahoma City të 1995, kjo do të çonte në një rënie të shpejtë të lëvizjes, anipse do vazhdonin të ndodhnin epsiode të rastësishme dhune.

Pasojat për Europën?

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara kanë pasoja domethënëse edhe për pjesën tjetër të botës, përfshi Europën. Pavarësisht artikujve sipërfaqësorë lidhur me “bazën gjithnjë e më të madhe trumpiane në Europë”, Trump është jashtëzakonisht jopopullor në Europë, si midiss politikanëve, ashtu edhe midis votuesve. Një prej mbështetësve të rrallë të hapur të Trump është Kryeministri hungarez Viktor Orbán, që e ka mbështetur edhe në 2016. Më shumë se një lidhje e vërtetë ideologjike, në këtë rast mund të flitet për interes personal. Në se Trump mbron liderët autoritarë nga kritikat dhe nga sanksionet, Biden e ka thënë qartë se do të rivendosë politikën amerikane e mbrojtjes aktive e të promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në të gjithë botën: për sa politika e Shteteve të Bashkuara ka qenë gjithmonë jo e përkryer dhe oportuniste, 4 vitet e fundit kanë bërë të kuptohet qartë se akoma tani është e preferueshme respektivisht mbështetjes së heshtur të Trump ndaj regjimeve autoritare.

Një fitore e Biden do t’i jepte një goditje të rëndë edhe partive të së djathtës ekstreme që për momentin nuk janë në pushtet, nga Front National i Marine Le Pen tek Lega e Matteo Salvini. Nëse nga njëra anë Trump nuk ka lidhur asnjëherë raporte në kuptimin e vërtetë të fjalës me këto parti, është edhe e vërtetë se i ka normalizuar dhe i ka mbështetur pakashumë hapur. Për më tepër, Trump ka emëruar shumë ambasadorë amerikanë të afërt me partitë e së djathtës ekstreme në vendet ku kanë kryer shërbimin ushtarak, nga ish ambasadori në Gjermani Richard Grenell tek ambasadori aktual në Hollandë Pete Hoekstra. Natyrisht, europianët nuk kishin nevojë që Trump t’i mbështeste politikat e së djathtës ekstreme, duke qenë se po e bënin tashmë ata shumë kohë përpara se ai të hynte në skenën politike. Gjithsesi, humbja e tij ka mundësi që do ta ndryshonte klimën politike, pasi mjetet ndërkombëtare e informimit me siguri që do të shpërthejnë në një tsunam artikujsh lidhur me “fundin e populizmit”.

Në aspektet më thelbësore, marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të ndryshonin në mënyrë aq drastike sa të bëjnë të mendosh disa. Sigurisht, Biden nuk do të rreshtohej hapur kundër Bashkimit Europian apo kundër NATO (nga ana tjetër, deri më tani Trump e ka bërë më shumë me fjalë sesa me fakte), por nuk do të bënte më shumë sesa të rikthente garantimin e mbështetjes së Uashingtonit. Në një artikull të botuar në “Foreign Affairs”, Biden ka ilustruar politikën e jashtme e presidencës së tij dhe në të Europa përmendet vetëm dy herë. Herën e parë flitet për Bashkimin Europian si një prej “aleatëve më të ngushtë” të SHBA bashkë me Kanadanë. Në rastin e dytë, citimi është kalimtar, por akoma edhe më shumë treguese, dhe në të lexohet se Shtetet e Bashkuara do të duhet të shtyheshin “përtej Amerikës Veriore dhe Europës” dhe të kthehet e të investojë në Australazi. Nga kjo pikëpamje, si shumë gjëra të tjera, presidenca e Biden do të ishte një vazhdim i presidencës Obama, gjatë të cilës Shtetet e Bashkuara e kanë tërhequr vëmendjen e tyre nga Europa për ta spostuar drejt lindjes.

Ky spostim i vëmendjes amerikane jo vetëm do ta reduktonte rëndësinë e Europës në sytë e Shteteve të Bashkuara, por do të çonte në ekspozimin e Bashkimit Europian ndaj presioneve më të mëdha politike kineze nga njëra anë dhe amerikane nga ana tjetër. Në rast se Kina ka qenë për një kohë të gjatë vetëm “kërcënimi kuq” i republikanëve, Biden ka bërë më tepër sesa ta përqafojë pozicionin antikinez të Trump. Në të vërtetë, ndërsa Trump mund të duket

gjithnjë e më shumë i zellshëm dhe racist, Biden ka një pozicionn politik ndaj Kinës shumë më armiqësor, të ngulitur në parimin e përhapur sipas të cilit ky vend përfaqëson kërcënimin ekonomik dhe ndaj sigurisë më të rëndë për Shtetet e Bashkuara. Duke pasur parasysh faktin që Shtetet e Bashkuara shpresojnë ta frenojnë influencën e Kinës në Paqësor, do të ushtronin gjithnjë e më shumë presione ndaj Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të tij dhe do t’i sakrifikonin oportunitetet politike për të plotësuar objektivat strategjike e Shteteve të Bashkuara, siç edhe po ndodh tani për sa i përket bashkëpunimit me kompaninë teknologjike kineze Huawei.

Konkluzione

Sot një numër ka mundësi i paprecedent amerikanësh mund të votojë për të zgjedhur një president të ri. Në rast se Trump do të pëësonte një humbje dërrmuese nuk do të ishte edhe aq për shkak të autoritarizmit dhe të politikave ksenofobe të tij, por sepse menaxhimi i pandemisë nga ana e tij ka vënë në rrezik jetët e të moshuarve amerikanë (të bardhë), baza elektorale e tij më e qëndrueshme dhe që për nga tradita i ka ndihmuar gjithmonë presidentët republikanë të zgjidhen.

Më përpara se shumë zgjedhje që do të mbahen në Europë në vitin 2021, midis të cilave ato në Hollandë e në Gjermani, një fitore e Biden mund ta spostonte gjendjen shpirtërore e politikës globale dhe mjetet e informimit doo të njoftojnë (parakohe) “fundin e populizmit”. Partitë e moderuara mund ta marxhinalizonin edhe më shumë të djathtën ekstreme, duke i dhënë prioritet çështjeve socioekonomike si rigjallërimi i ekonomisë dhe duke ia hequr rëndësinë çështjeve sociokulturore si emigracioni. Gjithsesi, edhe në rast se Europa e moderuar do të kthehet që të ketë një president të përzemërt në Shtëpinë e Bardhë, sytë e këtij të fundit do të jenë të drejtuara për nga Paqësori më shumë sesa nga Atlantiku.

Pra, cilidoqoftë rezultati i sotëm, Europa duhet të nxjerrë një mësim të rëndësishëm: kontinenti duhet të fillojë të ecë me këmbët e tij njëherë e përgjithmonë, pa u mbështetur tek Shtetet e Bashkuara nga pikëpamja politike dhe ushtarake. Të dy presidentët e fundit republikane – George W. Bush dhe Trump – i kanë injoruar interesat europiane, sidomos kur viheshin në konflikt me ato të Shteteve të Bashkuara. Por duhet pasur parasysh se edhe presidentët demokratë nuk e kanë spostuar vëmendjen në zona të tjera të botës. Ndërsa Shtetet e Bashkuara bëhen një vend i formuar në pjesën më të madhe nga minoranca, përqindja e amerikanëve me raporte familjare dhe personale me vende e rajone të tjera të planetit rritet gjithnjë e më shumë. Ka ardhur momenti për politikanët europianë që të përballen me këtë zhvillim kulturor dhe të mendojnë një politikë të jashtme më të pavarur e më të diversifikuar.

(Cas Mudde për VoxEurop)

Përgatiti: Armin Tirana

Loading...