Home Lajmet kryesore Ndjehen lëkundje të forta tërmeti në Maqedoninë e Veriut

Ndjehen lëkundje të forta tërmeti në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet i fortë ka goditur Republikën e Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm.

Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë i shkallës Rihter është ndjerë edhe në Shqipëri e Kosovë.

Mësohet se epiqendra e tij është në fshatin Leunovë, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.

Tërmeti kishte një thellësi prej 10 km.

Ndërkohë, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Loading...