Home Lajmet kryesore Njëri nga të arrestuarit për sulmin terrorist në Vjenë është një 16...

Njëri nga të arrestuarit për sulmin terrorist në Vjenë është një 16 vjeçar nga Ferizaj

Policia e Austrisë ka njoftuar se ka arrestuar 14 të dyshuar për sulmin terrorist në Vjenë, ku mes tyre janë katër shqiptarë, dy nga Kosova, ku këta të fundit njëri është nga Ferizaj dhe tjetri nga Reçani i Suharekës, shkruan Gazeta Metro.

Të arrestuarit me prejardhje nga Kosova janë Kujtim Kadriu nga Ferizaj i lindur më 2004, dhe Arijanit Fetaj nga Reçani në Suharekë, i lindur më 1999.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karim Nehammare, në mbrëmjen e djeshme tha se nuk ka ndonjë dëshmi se ka pasur atentatorë tjerë, pos shqiptarit nga Maqedonia Veriore, Kujtim Fejzulai. Mirëpo, Autoritetet e Maqedonisë Veriore kanë konfirmuar gjithashtu se personat me iniciale për Argent G. dhe Uzeir A janë të dyshuarit tjerë.

Kutjojmë, që Kujtim Fejzulai është i dyshuari kryesor, 20 vjeçari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, nga Çellopeku i Tetovës. Kujtimi, që vdiq gjatë sulmit natë e krimit që tmerroi Vjenën e gjithë botë, kishte mbajtur një kalashnikov të shkurtuar, një pushkë sulmi, dhe një armë dore, duke qëlluar pa iu dridhur çerpiku nëpër rrugët e Vjenës, duke lënë të vdekur katër persona dhe plagosur 20 të tjerë.

Ndërsa, Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e së hënës në Vjenë, ku u vranë katër civilë dhe u plagosën 22 të tjerë. Në deklaratën e grupit militant IS, të publikuar nga agjencia e tij e lajmeve “Amaq”, nuk janë ofruar të dhëna për marrjen e përgjegjësisë.

Deklarata është shoqëruar me një fotografi të një burri me emër “Abu Dagnah Al-Albany”, duke thënë se ai ka sulmuar turmat e njerëzve në qendër të Vjenës të hënën, para se të vritej nga policia austriake. /gazetametro.net

Loading...