Home Lajmet kryesore Profili i terroristit: Ata që e njohën nga afër Kujtim Fejzullahun

Profili i terroristit: Ata që e njohën nga afër Kujtim Fejzullahun

Ndërkohë që në rrugën këmbësore të Vienës janë ndezur qirinj në kujtim të viktimave të sulmit terrorist të 2 nëntorit, ISIS ka marrë përsipër atentatin vdekjeprurës, duke e quajtur, Kujtim Feizullahun një pjestar të tij. Shteti islamik ka publikuar një video ku ai që emrtohet “Abu Doujana Al-Albani”, si referencë ndaj origjinës së tij, betohet përpara organizatës i armatosur dhe i veshur me të zeza.

Në fakt, nuk kishte dyshime se Kujtim Fejzullai, i lindur në Vienë nga prindër që vinin prej trevave shqiptare të Maqedonisë perendimore ishte radikalizuar. Ai ishte arrestuar në Turqi në vitin 2018, pas një tentative të dështuar për tu nisur drejt Sirisë, të cilën e pati denoncuar nëna e tij.

Por, i dënuar me 22 muaj burg, ai u lirua me kusht pas sjelljes së mirë në qeli. Sipas një investigimi të kryer nga gazeta Le Monde, që Lapsi.al e ka lexuar, ai ka pasur talentin e duhur për ti’a hedhur autoriteteve austriake dhe për ti shptuar filtrave të tyre të sigurisë. “Në total ai qndroi pak më shum se nëj vit në qeli, sepse unë bëra detyrn për ta nxjerrë sa më shpejt që andej” thotë avokati i tij, Nikolaus Rast. “Por kurrë nuk e kisha imagjinuar se ai qe i aftë për një krim të ngjashm”.

As gardianët e institucionit ku Fejzullai ka kryer dënimin nuk kujtohen të kenë vënë re ndonjë rrezik të veçantë tek ai.

Sipas investigimit të Le Monde, mjeshtëria e Kujtim Fejzullahit ishte se ai arriti ta bindë, si kontrolluesin e tij juridik, po ashtu edhe një OJF që merrej me deradikalizimin se ai i kishte kthyer shpinën qarqeve islamike.

Edhe në xhaminë më të madhe të muslimanve të Vienës, një metropoli me dy milionë banorë, një e treta e të cilëve janë emigrantë, askujt nuk i ka rënë në sy terroristi i ardhshëm. “Unë vij këtu që nga viti 2004 dhe s’kam dëgjuar kurrë të flitet për të. I kam pyetur të gjithë dhe askush nuk e njeh”, i ka deklaruar gazetës franceze, që e ka lexuar Lapsi.al, financieri i shoqatës kulturore që po ashtu vjen nga Maqedonia, si një pjesë e mirë e shqipëtarëve të Vienës. “Ky sulm nuk ka asnjë kuptim, Viena ëshët një qytet shumë i mirë për emigrantt. Ai duhet të ketë qenë i droguar”, shton ai.

Por, njeriu që bëri në kryeqytetin austriak “të parin atentat islamist në këtë vend”, sipas shprehjes së kancelarit Sebastian Kurz, ka ditur të fshihet mirë. E përditshmja franceze ka shkuar edhe në lagjen popullore ku ka banuar ai. Mes njerëzve që qëndrojnë në stolat e parkut poshtë apartamenteve, dhe që janë një nga krenaritë e jetess miks në këtë qytet, askush nuk ka vënë re rrezik te i riu qa la katër të vdekur. “Një pasdite para atentatit ai donte të më ndihmonte të ngjisja lart trastat e pazarit.

Nuk arrij ta mendoj se si ka shkuar më pas për të vrarë”, tregon Gordana që ashtu si shumë komshij u zgjua nga policia gjatë kontrolleve të apartamentit pas ngjarjes. Kjo serbe nuk kishte djeni se ky i ri që kishte ardhur pak muaj më parë në shkalln e saj, sapo kishte dalë nga burgu. “Ne vërtet e kishim parë që ai frekuentonte muslimanë shumë tradicionalistë, por kjo nuk e pengonte të qndronte edhe me ne”, thotë në dialekt vienez, një tjetër komshi, Hermann Siebentisch.

Por, pavarësisht këtyre dëshmive, Kujtim Fejzullahi, djali i lindur në Vienë nga prindër shqiptarë nga Maqedonia, për shtetin islamik, është thjeshtë “Abu Doujana Al-Albani”, që donte të godiste mbi të krishtert. Ai donte të vriste në emër të allahut dhe fati e deshi që mes katër viktimave të tij, të ishte edhe një shqipëtar tjetër nga Maqedonia, që kishte shkuar në Vienë në kërkim të një jete më të mirë.

Burimi Le Monde-Lapsi

Loading...