Home Bota “Të dhënat që do publikojmë do jenë tronditëse”, Donald Trump nuk e...

“Të dhënat që do publikojmë do jenë tronditëse”, Donald Trump nuk e njeh ende rezultatin e zgjedhjeve në SHBA. Çfarë thotë për këto 4 shtete

Ndonëse Joe Biden fitoi zyrtarisht zgjedhjet presidnciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vijon me akuza, të cilat e kanë thelbin tek mosnjohja e rezultatit nga ana e tij.

Duke u ndalur tek votimi në Nevada, ai tha se aty janë numëruar vota të rreme dhe se ai pritet të paraqesë fakte tronditëse.

“Xhorxhia do të jetë një fitore e madhe, ashtu siç ishte nata e Zgjedhjeve”, – shkruan Trump, duke vijuar: “Në Pensilvani na u ndalua të shihnim një pjesë të madhe të numërimit të votave. E paimagjinueshme dhe e paligjshme ajo që ndodhi atje”

Po sipas tij, Në “wisconsin po duket shumë mirë. Na duhet edhe pak kohë. Do të ndodhë së shpejti!”.

Trump vijon: “Nevada po del të jetë një gropë votash të rreme. Po hetojmë dhe të dhënat që do të publikohen do të jenë absolutisht tronditëse”, shkruan ai në Twitter.

Loading...
Previous articleVajza që punonte “masazhiere” në Prishtinë: Shoqja ime 14 vjeçe kishte 15 klientë në orë
Next articleNdjehen lëkundje të forta tërmeti në Maqedoninë e Veriut