Home Lajmet kryesore Ultimatum myslimanëve: Të pranojnë vlerat tona ose…

Ultimatum myslimanëve: Të pranojnë vlerat tona ose…

Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka kërkuar udhëheqësve myslimanë të pranojnë “kartën e vlerave Republikane” si pjesë e një goditjeje të gjerë ndaj islamit radikal.

Shefi i Elizesë i dha Këshillit Francez të Besimit Mysliman (CFCM) një ultimatum 15-ditor për të pranuar kartën në fjalë. Atij do t’i duhet të pohojë se Islami është fe dhe jo lëvizje politike, dhe të ndalojë “ndërhyrjen e huaj” në grupet myslimane. Lëvizja e Macronit pason tre sulme të dyshuara si islamike brenda më pak se një muaji. ai e ka mbrojtur më forcë laicizmin francez pas sulmeve, që nisën me prerjen e kokës së një mësuesi për shkak se tregoi në klasë karikatura të Profetit Muhamed .

mësohet se Macron ka pasur një takim me ministrin e brendshëm, Gérald Darmanin dhe tetë drejtues të Këshillit Mysliman në pallatin Élysée.

“Dy parime do të shkruhen bardh e zi : refuzimi i Islamit politik dhe çdo ndërhyrje e huaj,” thanë burimë pranë takimit për gazetën “Le Parisien”.

Përfaqësuesit myslimane kanë rënë dakord, ndërkohë për krijimin e një Këshilli Kombëtar të Imamëve, një organizëm që do t’i pajisë ata me akreditim zyrtar, i cili mund të tërhiqet nëse shkelet një kod etik. Macron nuk ndalet këtu, por njofton masa të reja ndaj atij që e quan “separatizëm islamik” në Francë, të cilat do të përfshijnë dhe një projekt-ligj me ndikim të gjerë që synon parandalimin e radikalizimit. Mes masave që diskutohen janë edhe ndëshkimet e ashpra ndaj personave që frikësojnë zyrtarët publikë për arsye fetare.

Loading...