Home Lajmet kryesore Vajza që punonte “masazhiere” në Prishtinë: Shoqja ime 14 vjeçe kishte 15...

Vajza që punonte “masazhiere” në Prishtinë: Shoqja ime 14 vjeçe kishte 15 klientë në orë

Kishte shkuar vetëm nga kureshtja, që të shihte se çfarë bëhej aty, duke mos e ditur se ishte po ajo ditë, që do të fillonte punën edhe pse ishte e mi.tur.

Besa, (nuk është emri i saj i vërtetë), ka rrëfyer për emisionin “Udhëve”, në RTK se si e kishte filluar punën në njërën nga qendrat e masazhit në Prishtinë.

Aty kishte punuar më pak se 3 muaj, por ajo që kishte parë aty dhe kishte përjetuar ishte e mjaftueshme që ajo mos të dojë kurrë të kthehej në atë jetë.

Vajza është shprehur:

“Nuk ka qenë punë që vet e kom dëshiru me e bo, por prej fjalëve të shoqeve që kanë punu me kanë thënë se 500 euro është pagesa mujore që bëhet, plus me përqindje ditore se sa punon.

Kanë punuar veç pse kanë pasur nevojë për pare… njëra ka qenë 17 vjeçe edhe njëra që ka punu dy vjet aty ka qenë 18 vjeçe.

Tjetra i ka pas 16 vjet, edhe e kam pas edhe një shoqe timen aty, ajo ka qenë 14 vjeçe.”

Ajo thotë se i kishin shpjeguar se si “…nuk ke me punu shumë, me u marrë vetëm me klienta”.

Besa as shkollën nuk e kishte të kryer, njësoj si edhe koleget e saj.

Ajo tregon se pronari iu kishte vënë kushte të punës, që ato të formonin një përqindje ditore të parave, të cilat do i merrnin vetë vajzat.

Besa tregon:

“Aty ka pas disa rregulla që është dashtë me i përfillë edhe vet na masazherkat, por çka se kemi pas të lejuar, ka qenë me pas marrëdhënie me klientat, por vetëm gjëra intime për me mujtë me e nxjerrë edhe një pagesë ditore… varet sa ju ka kërkuar masazherja për me e kry atë punë… 25 euro.

Brenda 2 ore kanë qenë 10-15 klienta, dhe me bo gjera intime ato me klienta të vetë.

Secila e ka pasur klientin e vet.

Aty thojshin si bakshish i tyre, ajo ka qenë përqindja ditore që kanë marrë”.

Besa thotë se marrëdhëniet e tilla, ato vajza i kryenin me vetëdëshirë.

Çdo femër e re sot lakmon pas parasë, nganë mas parës, dhe kur e kanë kuptu se asaj një klient po ja ofronë një shumë të tillë… asaj ku me dit se çka i doket.

30 euro, 40-50 deri në 120 euro i kanë marrë brenda ditës prej klientave.”

Një orë për të bërë masazh kishte kushtuar 30 euro.

Ndërsa numri i klientëve që e frekuentonin një qendër të tillë ishte i madh.

Sipas Besës, një marrëveshje e tillë është bërë në mes masazhereve dhe klientave, ndërsa ato e kishin obligative që veshja e tyre të ishte sa më provokuese.

Sipas saj, shumica prej atyre vajzave, pas orarit të punës kanë vazhduar me klientë të tyre edhe hotele.

Ajo thotë se shefi i tyre i kishte paralajmëruar që të kenë kujdes me klienta, se në mesin e tyre mund të ketë edhe policë.

E mi.tura shton:

“Nëse dikush i ka thënë se është hera e tretë ose e katërt që po vjen atëherë u kanë klient i rregullt nuk ka qenë diçka i dyshuar, por nëse dikush ka qenë veç hera e parë që ka qenë në atë masazh për me bo masazh, atëherë është dyshuar se është ndonjë polic civil.”

Por, atë çka klientët nuk e dinin që i priste në këto qendra masazhi, ishte incizimi nga kamerat e fshehura që ishin aty.

Vik.timë e këtyre qendrave, mund të jenë edhe vetë klientët, të cilët, sipas rrëfimit të vik.timës, monitorohen nga kamerat.

Ata mund të jenë vik.timë e shantazheve dhe kër.cënimeve të ndryshme, si pasojë e atyre incizimeve që posedojnë disa pronarë.

Në disa nga masazhat klientët incizohen nga kamerat qoftë duke hyrë në to, e në disa prej tyre edhe duke kryer atë për të cilën kanë shkuar aty.

Ajo nuk e din nëse ato pamje janë fshirë ose jo.

Rrëfimi vazhdon:

“Ka pas edhe kamera nëpër dhoma, (a e kanë ditë klientat?), Jo sepse kanë qenë kamera të mshefta, nuk kanë qenë të dëftume.

Na masazheret e kemi ditë që ka pas, mirëpo nuk kanë qenë kamera që dëftohen që shihen por kanë qenë kamera krejt të vogla që nuk janë pa, ata (klientatv.j.) nuk e kanë ditë, mirëpo përmes atyre kamerave të vogla të recepcioni janë pa dëshmitë se çka po bojnë klientat edhe vajzat mrena.

Edhe tek dhomat edhe tek recepcioni ka pas kamera.”

Ky ishte vetëm rrëfimi i njërës nga vajzat e cila ka punuar në njërën nga këto qendra.

Jo.shja për para, mosstabiliteti familjarë dhe financiar, një vend i cili shumë pak merret me çështjet e edukimit social, të gjitha këto janë pasojë e një gjendje të tillë.

Secila nga vajzat e mit.ura është vik.timë e mashtrimit.

Sipas Policisë së Kosovës, rritja e këtyre qendrave të masazheve, ka ndodhur në vitet e fundit.

Sipas Riza Muratit, shef në sektorin e Luftimit të Trafikimit me Njerëz në kuadër të Policisë së Kosovës, janë identifikuar rreth 80 sallone të masazhit në tërë Kosovën.

Sipas tij nga shtatëdhjetë lokale masazhi që janë kontrolluar, në dyzet prej tyre janë gjetur parregullsi.

Për Drejtorin e Shërbimeve Sociale në Komunë të Prishtinës, Vebi Mujku, forma të cilën po e përdorin pronarët e këtyre qendrave është joshja me para.

Për ta hapur një biznes të tillë, pronarët e këtyre masazheve nuk e kanë aspak problem.

Ata marrin licencën në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, pa pasur as një kriter të vendosur.

Këto masazhe për veprimtarinë që ushtrojnë, nuk i monitoron askush në aspektin profesional.

Ata janë lënë të lirë nga shteti që të veprojnë pa asnjë pengesë.

Kurse sipas zëvendës drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, Hamdi Hoxha, specifikimi i pikave të një biznesi është më i lehtë edhe për institucionet.

Ndërsa Inspektorati i punës, as nuk është në dijeni se kush duhet t’i mbikëqyrë këto biznese.

Për inspektoratin e Punës, problematike nuk është as mosha e punëtorëve, ata madje pranojnë se asnjëherë nuk kanë marrë iniciativë për mbylljen e këtyre qendrave, ose marrjen e lejeve të punës, deri në thirrjen që Policia e Kosovë ka bërë për mbylljen e tyre.

Ndërsa një biznes të tillë nuk e mbikëqyrë as Inspektorati Shëndetësor.

Punëtorët në këto biznese, janë lënë të lira të punojnë pa as një përgatitje profesionale.

Gjithashtu, mosvënia e asnjë kriteri të punës ose shkollimi adekuat, ua ka mundësuar edhe pronarëve të këtyre masazheve që të keqpërdorin këtë biznes.

Sipas Inspektoratit të punës, këto biznese duhet të inspektohen.

Ibrahimi thotë se këto janë biznese të cilat operojnë në buzë të një paligjshmërie të biznesit të tyre, ku edhe Policia e Kosovës i ka identifikuar këto si biznese të cilat duhet ta kenë një kontroll më të shtuar.

Emisioni “Udhëve” ka provuar që të intervistojë edhe drejtorin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, në lidhje me kriteret për regjistrimin e këtyre bizneseve, por ata nuk kanë pranuar që të flasin.

Sipas profesionistëve të fushës së masazheve ose të njohur si fizioterapeut, qeveria e vendit duhet të merret me këtë çështje.

Edhe pse në fillim të këtij viti u mbyllen disa nga qendrat e masazheve në vend, ende shumë prej tyre e ushtrojnë këtë veprimtari duke qenë prezentë në rrugët më të frekuentuara të qyteteve të Kosovës.

Si dhe, duke shfrytëzuar hapësirën pa përkujdesje dhe vënie të kritereve të punës nga ana institucionale.

Në njoftimet e tyre në rrjetet sociale, disa prej tyre bëjnë thirrje për klientë, duke prezantuar në forma provokuese edhe vajzat të cilat do kryejnë shërbimin e masazheve.

Loading...