Home Lajmet kryesore Arrestohet “Maniaku i Vollgës”, akuzohet për vrasjen e 26 grave të moshuara

Arrestohet “Maniaku i Vollgës”, akuzohet për vrasjen e 26 grave të moshuara

Policia ruse ka arrestuar 38 vjeçarin Radik Tagirov, i cili njihet edhe si “Maniaku i Vollgës” dhe akuzohet për vrasjen e 26 grave të moshuara.

Krimet ndodhën midis viteve 2011-2012, ndërsa autori u identifikua përmes provave të AND-së dhe provave të tera të gjetura në vendet e krimeve.

38 vjeçari futej në apartamentet e të moshuarave që jetonin vetëm duke bërë rolin e hidraulikut, elektriçistit apo zanate të tjera.

Pasi futej në shtëpitë e grave të moshuara, Tagirov i mbyste ato duke përdorur duart ose litarë rrobash, ndërkohë që shumica e viktimave ishin mbi 70 vjeçe.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai ishte shumë i qetë dhe deklaroi se vdekjet e të moshuarve ishin “pa dhimbje”.

Loading...