Home Lajmet kryesore “Makthi i të gjitha grave”, historia e shqiptarit që tmerroi Gjermaninë

“Makthi i të gjitha grave”, historia e shqiptarit që tmerroi Gjermaninë

33-vjeçari nga Kosova, Hysen T, është dënuar të enjten me 12 vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Dortmund të Gjermanisë.

33 vjeçari akuzohet për tri vepra penale. Sipas raportimit të BILD, i riu është dënuar për përdhunim, grabitje dhe lëndim të rrezikshëm trupor.

Ai ishte kthyer në makth për të gjitha gratë, pasi ai gjatë natës teksa i shihte vetëm i ndiqte, i sulmonte dhe i përdhunonte.

Më 4 dhjetor, thuhet se i zuri pritë një gruaje 25-vjeçare në Stacionin Qendror të Dortmundit, teksa ajo po qëndronte para ashensorit, ai e kishte goditur në fytyrë dhe më pas e ka tërhequr zvarrë nëpër shkallë.

“Ai e shtypi atë pas murit, e kapi për fyti dhe e goditi në fytyrë me grushte derisa ajo doli jashtë ashensorit. Pastaj e tërhoqi nëpër shkallë”, tha prokurori Petra Schacke Eßmann.

Por, ky nuk është rasti i vetëm për të cilin akuzohet kosovari. Sipas vendimit të gjykatës, ai kishte ndjekur edhe dy gra të tjera rrugës për në shtëpi gjatë natës dhe i kishte goditur brutalisht.

Sakaq dyshohet se në vitin 2016 ka sulmuar dhe përdhunuar një tjetër grua.

Avokati i shqiptarit tha se ai ka nevojë të shtrohet në psikiatri.

Loading...