Home Kronika Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas

Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas

Prej 10 vitesh shqiptari nga Vlora Shaqir Kalaj ishte në kërkim nga policia italiane, pasi ishte një nga të arrestuarit e operacionit “Non plus ultra”.

43 vjeçari ishte pjesë e organizatës shqiptare të trafikut ndërkombëtar të drogës, nga e cila u arrestuan 69 persona dhe u sekuestruan 10 kilogram drogë.

Ai u dënua me burg, ndërsa pas 4 vitesh u la në arrest shtëpie, nga e cila u arratis dhe humbi gjurmët.

Vetëm majin e kaluar përfundoi çështja e tij gjyqësore, ku Kalaj u dënua me 10 vite e 8 muaj burg, ndërsa nga ky moment nisën kërkimet për shqiptarin.

Nga hetimet u bë e mundur gjetja e disa transaksioneve financiare që ky person kishte kryer në një agjenci në periferi të Vlorës, si dhe përdorimi i 2 profileve në facebook nga ky person, ku njëri ishte i gruas së tij.

Nga facebook-u u gjet edhe vendndodhja e tij në një fshat afër Vlorës, të cilat çuan edhe arrestimin e tij, me 43 vjeçarin që do të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.

Loading...
Previous articleKy është fundi? Mafia më e madhe në Itali po shkatërrohet, 320 mafiozë ndodhen në kafaze metalike, kush është prokurori i frikshëm
Next articleVajzat shqiptare që shesin trupin online: Është punë, për 4 muaj mora 1500 dollarë, paguaj qiranë dhe nevojat e mia