Home Lajmet kryesore Një muaj pas martesës me biznesmenin, prokuroria “trondit” Fjolla Morinën, i ndryshon...

Një muaj pas martesës me biznesmenin, prokuroria “trondit” Fjolla Morinën, i ndryshon akuzën

Prokuroria e Kukësit ka vendosur të ndryshojë akuzën për këngëtaren e njohur kosovare Fjolla Morina. Ky nuk është aspak një lajm i mirë për këngëtaren, e cila vetëm një muaj më parë u martua me biznesmenin, Fisnik Syla.

Mësohet se nga vepra penale “Armëmbajtje pa leje”, tani më këngëtarja akuzohet për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve”.

“Abc News” raporton se këngëtarja rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Po ashtu edhe partneri i saj, Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për këtë vepër.

Pak ditë më parë prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në gjykatën e Kukësit.

Kujtojmë që më 19 shtator këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete. Ndërsa në makinë ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Loading...