Home Lajmet kryesore Rrëmben foshnjën, polici amerikan vret agresorin 37-vjeçar… (VIDEO)

Rrëmben foshnjën, polici amerikan vret agresorin 37-vjeçar… (VIDEO)

Një polic në Arizona të SHBA-ve, është duke u konsideruar si hero nga banorët e komunitetit. Kjo pasi ai ka arritur të qëllojë një burrë që mbante në njërën dorë një pistoletë dhe në tjetrën një foshnje të rrëmbyer.

Në pamjet e bëra virale, polici dëgjohet duke i kërkuar 37-vjeçarit Paul Bolden që të lëshojë fëmijën para një hoteli. Policia ishte thërritur nga e dashura e Bolden-it, njëkohësisht dhe mamaja e foshnjës, e cila i kishte transmetuar se ai kishte shtënë në ajër në drejtim të foshnjës.

“Ai sapo më mori foshnjën, ka armë të mbushur. Ai po mundohet ta vrasë, po shtie me armë”, dëgjohet nëna duke thënë në audio incizimin e publikuar nga policia.

Me të mbërritur në vendngjarje, policia pa se Bolden ia kishte drejtuar pistoletën një burri. Veprimet agresive të 37-vjeçarit, detyruan policinë që të qëllonte në drejtim të tij. I plagosuri ndërroi jetë në spital.

Loading...